Qoku sqaron me detaje për Report Tv hartën e re gjyqësore: Do ketë 16 gjykata në total, plan vizionar, synohet ndryshimi në mentalitet! Kriteret ku u bazuam

TIRANË- Kryetari i grupit të punës që kanë hartuar draftin prej 170 faqesh, Maksim Qoku ka sqaruar me detaje hartën e re gjyqësore që është propozuar ditën e sotme, pas dakordësisë së arritur mes qeverisë, KLGJ dhe KLP-së. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Qoku ka bërë me dije se në total do të jenë 16 gjykata, e ndërsa sqaroi edhe se kriteret ku është bazuar për të bërë këtë ndarje.  

Pengesat që hasët në këtë draftim?
-Pengesa ishte analiza që donte sistemi aktual, problematika që sillte ky sistem, e treta ishte problemi i takimit të indikatorëve, teknik dhe demografik të cilët në natyrat e ndryshme sjellin edhe dominanca të ndryshme dhe përplasje të aspektit teknik, na është dashur t'i analizojmë për t'i bazuar se cilin kriter duhet të bazoheshim dhe se kë duhet të analizonim.

Një qytetar nga Bajram Curri ose Përmeti, si mund të vijë për 2 orë në Tiranë ku do të ketë vetëm një Apel në Tiranë...
-Standardi 2 orësh nuk është absolut, do duhet të marrim një tërësi dhe kriteri i popullsisë, i numrit të çështjes dhe të gjyqtarëve që ka dominuar, në Bajram Curr nuk ka aq banorë sa qarku i Durrës, ligji detyron që gjykata të ketë së paku 7 gjyqtarë në momentin që do mbanin një gjykatë Apeli në Shkodër, do ceninim parimin e balancës së çështjeve të gjyqtarëve dhe numrit të tyre në gjykatave, në total për një analizë të çështjeve, të numrit të gjyqtarëve, të propocionalitetit mes çështjeve dhe pastaj të largësisë nga gjykata dhe të dhënies së shërbimit.

Kemi një Apel administrativ dhe një penal, do duhet një godinë e re për t'i shkrirë?
-Apeli  Administrativ është në godinën e tij, madje nuk është objekt i studimit të kësaj harte, ka rregullimin e tij ligjor, për juridiksionin e tij të përgjithshëm kemi sugjeruar modelin e gjykatës së shkallës së parë të Tiranës me dy dhoma, civile dhe penale, fillimisht është i mundur që aktiviteti i apelit të kryhet në një godinë për shkak të numrit të ulët të gjyqtarëve, janë marrë marra që Apeli Civil të ketë një godinë të re.

Sa gjykata do të jenë?
-12 të juridiksionit të përgjithshëm të shkallës së parë, 1 Apel të juridiksionit të përgjithshëm, 1 e posaçme dhe një administrative të apelit dhe një gjykatë e Lartë, pra 16 në total.

Sa do të zgjasë harta?
-Harta shikohet çdo 5 vjet, mundësia që i ka lënë ligji është që në çdo kohë të ndërhyrë që të përballojë problematikat që sjellë, ta dokumentojë dhe pas 5 vjetësh të bëjë ndryshimin.

Do të hidhet për konsultim publik?
-Nga sot materiali është i aksesueshëm në KLSH, do ideohet një takim i vetëm me mediat dhe gjatë janarit do të kemi 6 takime publike në juridiksion apeli, për të marrë objeksione, për të bërë oponencën.

Do ketë kritika...
-Jemi të detyruar dhe kemi qenë vizionar, shpresojmë në ndryshimin e mentalitetit, ta shikojnë gjykatën që i shërben qytetarit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar