Qosja: Haradinaj Kryeministër?
Kërkesë fyese edhe për qytetarët

Qosja: Haradinaj Kryeministër? <br />Kërkesë fyese edhe për qytetarët
TIRANE - Të nxituar dhe jo demokratike e konsideron akademiku Rexhep Qosja, kërkesën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për t’u bërë kryeministër i vendit nëpërmjet një koalicioni të mundshëm me PDK-në e Hashim Thaçit.

Sipas tij, Haradinaj tregon jomodesti me kërkesën e tij, pasi siç shprehet akademiku Qosja, Kosova e ka një Kryeministër.

“Lirimi i Ramush Haradinajt është ngjarje shumë e rëndësishme për të, familjen e tij, e për gjithë Kosovën. U dëshmua edhe një herë se Lufta jonë Çlirimtare ishte e drejtë. Por, duhet të them se ky gëzim që më lirimin e tij ka sjellë të gjithëve, nuk i jep të drejtë tani Ramush Haradinajt të tregojë jomodestinë që po tregon me disa kërkesa politike. Ne kemi një kryeministër dhe kemi një koalicion që prej formimit është treguar si koalicion i qëndrueshëm”, tha Qosja në një intervistë për mediat kosovare.

Sipas akademikut të njohur, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po pretendon të bëhet kryeministër i Kosovës, përmes një procedure të nxituar, jodemokratike, dhe që para së gjithash është fyese për koalicionin qeverisës dhe për votuesit e zgjedhjeve të kaluara.

“Si të gjithë aspiruesit për poste të larta politike shoqërore në Kosovë, edhe Ramushi do të duhej të tregohej demokrat, dhe të presë zgjedhjet e ardhshme. Të gjitha kombinimet e tjera pas perdes e cenojnë demokracinë edhe ashtu të brishtë në Kosovë”, -deklaron Qosja në këtë intervistë të fundit për vitin 2012.

(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ