Rexhep Qosja ka mbërritur këtë enjte në Tiranë për të bërë ngushëllime në shtëpinë e Dritëro Agollit.
I shoqëruar nga kryetari i akademisë se shkencave Myzafer Korkuti dhe deputeti Fatmir Toci, Qosja ka ngushëlluar bashkëshorten e shkrimtarit, Sadijen, duke i shprehur ndjesën që për arsye të problemeve shëndetësore nuk mund të ishte në homazhet e organizuara nga shteti më 5 shkurt, dy ditë pas vdekjes së shkrimtarit.
''Dhimbja për humbjen e Dritëroit nuk është vetëm për bashkëshorten Sadijen, por për të gjithë shqiptarët'',-tha Qosja.
Ai u shpreh në bisedë me familjarët se Dritëroi ishte i vetmi shkrimtar që më ka shprehur shqetësime për censurën në Shqipëri gjatë diktaturës. Ai tha se Dritëroi është shkrimtar klasik dhe me vlera si njeri
‘’Unë e kam çmuar Dritëro Agollin dhe e kam dashur për shumë arsye. Për post të tjerash, në radhë të parë për krijimtarinë e tij. Hugo ka thënë, se poezia e mirë e madhe duhet të ketë, mendim, mençuri ose muzikë. Agolli i ka bashkuar bashkë. Ne kemi edhe një arsye tjetër njërëzore që ta duam dhe ta çmojmë Agollin. Në dallim nga shkrimtarët e tjerë, Agolli nuk ka provuar ta rishkruajë jetëshkrimin e vet, ta zbukurojë atë. E ka lënë të tillë siç është. Thonë se i pagabim dhe i pa mëkate në këtë botë është vetëm i madhi Zot’’,-u shpreh Qosja.
Qose e vlerëson Dritëro Agollin të sinqertë dhe theksoi se “me sinqeritetin e tij ka çliruar mendjet njerëzore.
Ndërkohë Qose nuk e shpjegoi më tej arsyen pse po thoshte shpesh që në jetë edhe shenjtorët kanë mëkate.
Rexhep Qosja gjatë ngushëllimeve me familjarët ka shprehur edhe vlerësime për poezitë e Dritëro Agollit, për “bukurinë në mendim dhe në muzikë”.
[gallery]21285[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO