Qosja: Veriu, "Kali i Trojës"
të shkëmbehet me Preshevën

Qosja: Veriu, të shkëmbehet me Preshevën">
PRISHTINE - Akademiku Rexhep Qosja ka dhënë gjatë ditës së sotme një deklaratë të rrallë në të cilën shprehet pro shkëmbimeve territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se veriu është si “Kali i Trojës” i cili do sjellë gjithmonë shqetësime për Kosovën, ndërsa shton se për t’i evituar këto probleme duhet që veriu të shkëmbehet me Luginën e Preshevës.

Të shkëmbejmë veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës. Është kjo deklarata e fortë e akademikut Rexhep Qosja, dhënë gjatë një interviste për median kosovare Radio Televizioni 21. Sipas akademikut, veriu i Kosovës është si “Kali i Trojës” i cili do të sjellë gjithmonë rrezik për vendin. “Nuk do të doja ta shoh Kosovën me ato rreziqe dhe ato brenda saj dhe për atë arsye e kam thënë se pse mos të bëhet shkëmbim i pjesës veriore me Luginën e Preshevës”, - mësohet të jetë shprehur gjatë intervistës Rexhep Qosja.

Për akademikun, bisedimet me Serbinë nuk mund të jenë të suksesshme pikërisht për faktin se veriu vazhdon të mbetet “thembra e Akilit” për Kosovën. “Nuk pres një përfundim të suksesshme të bisedimeve, nuk pres”, ka theksuar Qosja.

Këtë deklaratë të rrallë për shkëmbim territoresh, akademiku Rexhep Qosja e justifikon me faktin se është një praktikë ndërkombëtare.

QOSJA: DHUNA NE PROTESTEN E VETEVENDOSJE, E PAARSYETUAR

Duke ndryshuar argument, Qosja komenton edhe protestën e lëvizjes Vetëvendosje dhe dhunën e përdorur gjatë zhvillimeve të kësaj proteste një javë më parë. Qosja është shprehur se dhuna nga të dyja palët është e pa arsyetueshme, duke mos përkrahur kështu as aktivistët por as policinë e Kosovës.

“Të përdoret dhunë ndaj Policisë sonë pa arsye siç jemi sjell dikur ndaj policisë serbe është e paarsyeshme. Ajo ishte polici e pushtuesit. Ajo ishte policia e atyre që ushtronin dhunë dhe terror në popullin tonë dhe prej tyre jemi sjell ashtu si kemi mundur në mënyrën tonë. Policia jonë janë djemtë tonë, janë vajzat tona, ne i kemi rritë, ata krijojnë sigurinë tonë dhe pse ti detyrojmë ata të përdorin dhunën që mund të jetë e papranueshme. Pra, nuk i përkrah edhe as disa sjellje të Vetëvendosjes në këtë protestë”, ka thënë Qosja.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK