TIRANE-Katër ditë pas urdhrit të lëshuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për anulimin e kontratave të të gjitha kioskave që funksionojnë në Qytetin Studenti, kjo zonë nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Ndërkohë që qëndrojnë në pritje të forcave blu, pronarët e këtyre aktiviteteve kundërshtojnë vendimin duke thënë se do të punojnë sërish, por ilegalë. Ata shprehen se kanë investuar për të bërë këto lokale, ndërkohë që kanë kontrata të rregullta qiraje, me një afat nga një vjeçar deri në shtatë vjeçar. Sipas tyre nuk është e drejtë që sa herë pushtetet të ndryshojnë edhe rregullat e lojës.
 
Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)