QSUT, 20 mijë biopsi gjatë një viti
problem ruajtja e ekzaminimeve

QSUT, 20 mijë biopsi gjatë një viti<br />problem ruajtja e ekzaminimeve
TIRANE - Në laboratorin e anatomisë patologjike në QSUT, kryehen çdo vit rreth 20 mijë biopsi, të dyshuara për tumor. Në konferencën e 3-të kombëtare mjekët e QSUT, shprehen se ndonëse teknologjia në këtë spital ka avancuar ata sërish hasen me mungesa nga më të ndryshme duke filluar që nga formalina që duhet për të ruajtur materialin që do të ekzaminohet.
 
Por për mjekët e QSUT-së, pavarësisht se vitet e fundit, teknologjia në këtë spital është përmirësuar ndjeshëm, sfida mbetet e vështirë. Ata shprehen se hasen me probleme nga më të ndryshmet duke filluar që nga cilësia e formalinës që duhet të ruajë materialin e deri tek sasia që dërgohet për ekzaminime, që përcakton edhe diagnozën.
 
Mjekët po ashtu kërkojnë që depistimet e ndërmarra deri tani, të mos mbeten vetëm shifra të shërbejnë për të analizuar situatën e sëmundshmërisë në vendin tonë.
 
Deklaratat janë bërë gjatë konferencës së III-të kombëtare të anatomisë patologjike, ku mjekët specialistë kanë referuar për teknikat dhe teknologjitë e reja që po aplikohen tashmë në vendin tone edhe në drejtim të ekzaminimit laboratorik të masës së dyshuar për tumor.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)