QSUT,Beqaj:Pajisje e re moderne për
realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale

QSUT,Beqaj:Pajisje e re moderne për<br />realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale
Një tjetër pajisje moderne e teknologjisë së fundit i shtohet Qendrës Spitalore Universitare, “Nënë Tereza” në Tiranë, e cila rrit ndjeshëm cilësinë e shërbimit të ofruar ndaj pacientëve.
 
Bëhet fjalë për pajisjen e njohur me emërtimin ERCP (Endoscopic Retrograde Cholangio-Pancreatogram – Kolangio-Pankreatograma Endoskopike Prapavajtëse), e cila është vendosur tashmë në funksion të plotë në shërbim të repartit të Kirurgjisë.
 
Pajisja bën të mundur realizimin e ndërhyrjeve në rrugët e tëmthit duke shmangur kirurgjinë e hapur, ndërsa përmes aplikimit të saj, shkurtohet ndjeshëm jo vetëm koha e realizimit të interventit, por edhe ajo e qëndrimit të pacientëve në spital pas ndërhyrjes, ul ndjeshëm përdorimin e barnave post-operatore, si dhe është një ndihmë e madhe për vetë mjekët kirurgë për ta ushtruar sa më mirë profesionin e tyre.
 
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, inspektoi mjediset ku është vendosur kjo pajisje e re.  .
 
Ndërkohë, drejtorja e QSUT-së, Ogerta Manastirliu, u shpreh se pajisja është instaluar rreth vitit 2007.

"Midis shumë nevojave që kemi, midis buxheteve relativisht të kufizuara që s’mund ti plotësojmë nevojat e gjithë shërbimeve, por kanë bërë një qasje të drejtë, sepse në një farë mënyre, janë investime që nuk duhet të rrinë të fjetura. Ju e dini më mirë se unë, se këto teknologji amortizohen edhe moralisht. Ne duhet të bëjmë maksimumin që ti shfrytëzojmë sa më shumë", tha Beqaj.
 
Procedura e ERCP-së për trajtimin e patologjive të rrugëve biliare dhe pankreatike,  apo rrugëve të tëmthit siç njihen në gjuhën e përditshme,  realizohet për herë të parë në kabinetin e angiografisë pranë Shërbimit të Imazherisë në QSUT. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike