QSUT, bllokohet koronografia
pacientët 6 muaj në radhë

QSUT, bllokohet koronografia<br />pacientët 6 muaj në radhë
Të sëmurët me zemër, të cilët duhet t’i nënshtrohen ekzaminimit invaziv të koronografisë, ka raste që presin deri në 6 muaj për të marrë këtë shërbim. Kjo pasi, në repartin e kardiologjisë në QSUT, ndodhet e vetmja aparaturë që ofron këtë shërbim në spitalin publik. Aparaturë kjo që për momentin është bllokuar. Sipas personelit të këtij shërbimi, shkak është mbingarkesa e madhe e kohës, gjatë së cilës kjo aparaturë mbahet në punë. Mësohet se aktualisht ajo ka nevojë për disa stenda, të cilat u futen të sëmurëve në vena dhe shërbejnë për të bërë ekzaminimin, por që për momentin mungojnë.

Ndërkohë që sipas QSUT-së mësohet se ky problem do të marrë zgjidhje së shpejti, pasi aktualisht është kryer tenderi dhe është firmosur kontrata me firmën dhe materialet specifike do të mbërrijnë në QSUT javës që vjen, duke bërë që kjo aparaturë unikale në sistemin publik të nisë nga puna. Në këto kushte, të sëmurët ose duhet të presin, ose duhet ti drejtohen shërbimit privat për ta marrë këtë shërbim.

Por shefi i kardiologjisë, Petrit Bare, nuk ngurron të konfirmojë atë që qarkullon shepesh si thashethem: që herë pas here aparaturat prishen me qëllim për të favorizuar privatin. ”Ka edhe raste ku aparatura dëmtohet qëllimisht nga mjekët për arsye përfitimi të tyre në privat”, - thotë Bare.

Koronografia bën pjesë në skemën e ekzaminimeve të shtrenjta që rimbursohen nga shteti për pacientët e siguruar. Nëse nuk je i siguruar në spitalin publik duhet të paguash plot 40 mijë lekë të reja, për t’iu nënshtruar ekzaminimit invaziv të koronografisë, por nëse je i siguruar dhe ndjek sistemin e referimit atëherë do të paguash vetëm 4 mijë lekë të reja. Sigurisht që këtë lloj ekzaminimi mund ta gjesh edhe në spitalet private, por atje çmimi varion nga 600-800 euro. Dhe në këtë situatë, mjaft të sëmurë shpresojnë që sëmundja e zemrës të mos jetë aq agresive dhe presin sa t’u vijë radha në QSUT.

Koronografia është një ndërhyrje invazive me qëllim që të zbulohet shkalla e sëmundjes së arterieve koronare, të cilat janë enët që furnizojnë me gjak zemrën. Pas injektimit lokal të një sasie të vogël të lëndës anestetike, një tub i hollë (kateter) vendoset në një arterie në rrëzë të kofshës apo në krah. Tubi vendoset me kujdes në secilën prej arterieve koronare (arteria koronare e majtë dhe arteria koronare e djathtë). Me pas, duket përdorur rrezet X dhe lëndë kontrasti realizohen disa filma të shkurtër, që tregojnë gjendjen se si janë arteriet koronare.

Ky informacion i lejon mjekët që të zbulojnë nëse ka ndonjë ngushtim apo bllokim në arteriet koronare të pacientit dhe cilat janë ndërhyrjet që ai duhet të bëjë.
Ekzaminimi invaziv i koronografisë në shtet kushton 40 mijë lekë të reja, nëse je i pasiguruar, dhe nëse je i siguruar paguan vetëm 4 mijë lekë të reja. Ndërsa në privat kushton nga 600-800 euro.

Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)