QSUT, brenda mureve zbatohet
ligji, jashtë tyre tregje informale

QSUT, brenda mureve zbatohet<br />ligji, jashtë tyre tregje informale
TIRANE- Nisma e Ministrisë së Shëndetësië për të hequr ndërtesat e palighshme në ambientet QSUT-së u krye brenda një kohe të shurtër. Tashmë në ambientet e qëndrës nuk ka më lokale dhe kioska të paligjshme. Ndërkaq jashtë mureve rrethuese të QSUT-së është një histori tjetër për sa u përket tregjeve informale.

Aty shiten rroba, cigare, produkte ushqimore etj. Muret rrethuese të QSUT-së shërbejnë si vende për të varur mallin, në rastin e shitësve të veshjeve. Qeveria aktuale është karakterizuar nga një qëndrim i bazuar tërësisht në zbatimin e ligjit. Kjo gjë vihet re edhe në deklaratat e shumta të qeveritarëve, të cilët theksojnë zbatimin e ligjit.

Ndërkaq, në Shqipëri, e sidomos në Tiranë, ka shumë tregje informale. Në rastin e QSUT-së bie në sy fakti se brenda kësaj qëndre spitalore është zbatuar ligji mënyrë rigoroze, ndërsa jashtë saj tregjet informale vazhdojnë aktivitetin e tyre. Për më tepër këto pika shitjesh janë grumbulluar rreth stacioneve të autobusit urban pranë QSUT-së.

Trotuari i ngushtë dhe numri i madh i njerëzve, bën që një pjesë e qytetarëve të ecin edhe anës rrugës. Edhe ajo pak hapësirë në dispozicion të kalimtarëve zihet përgjysmë nga tregjet informale duke u bllokuar kështu rrugën kalimtarëve. Por mbi të gjitha çështja këtu qëndron në zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët.

Disa nga shitësit janë pensionistë që sheshin cigare ose gra të vjetra që shesin veshje të cilat i thurin vetë. Kriza ekonomike i ka detyruar këtë shtresë të shoqërisë të ndërmarrin aktivitete të tilla biznesi për të nxjerrë të ardhurat e mjaftueshme “për të mbyllur muajin”. Ndërkaq zbatimi i ligjit është e detyrueshme për të gjithë.

Për shtresat në nevojë duhet të merren masa nga strukturat përkatëse të shtetit që t’u mundësojë atyre ndihmën e nevojshme ekonomike, ashtu siç parashikon edhe ligji. Ndërkaq hapësira publike nuk mund të përdoret nga individë të caktuar për të ndërmarrë një aktivitet, biznesi sa të vogël dhe modest, që nuk përputhet me ligjin.
 
Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin