QSUT disa lokale mbahen me
hatër, dy prej tyre funksionojnë 

QSUT disa lokale mbahen me<br />hatër, dy prej tyre funksionojnë 
TIRANË - Urdhri për shembjen e të gjitha lokaleve, me kontratë afatgjatë apo afatshkurtër, që ndodhen brenda territorit të Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, duket se nuk ka funksionuar për të gjithë. Ndërsa thuajse të gjitha lokalet që ndodheshin brenda këtij ambienti janë larguar që ditët e para, ka nga ata që ende nuk u ka shkuar urdhri për mbylljen e tyre. I tillë është edhe lokali që ndodhet përballë me kirurgjinë e përgjithshme (godinën e vjetër) i cili vazhdon të ushtrojë i qetë aktivitetin e dytë wshtë, me dy pamje dhe hyrje të ndryshme: në njërën anë bar-kafe dhe në tjetrën fast-food.

Në fakt ky është një ndër lokalet më të mëdha që ndodhej brenda rrethimit të QSUT-së, dhe që shfrytëzon një pjesë të mirë të lulishtes së kësaj zone. Mësohet se këtij lokali ende nuk i ka shkuar një urdhër për të pezulluar aktivitetin, ndërsa për t’u shembur nuk bëhet fjalë, pasi ndodhet në katin e parë të godinës së Djegie-Plastikës. Po ashtu, burime konfdenciale na thonë se personi që ka nënshkruar kontratën e qirasë me drejtorinë e QSUT, prej më shumë se 4 vjetësh, është një i afërm i një politikani të mazhorancës së sotme dhe ndoshta me këtë ka të bëjë edhe vonesa e urdhrit.

Ndërkohë që burime pranë drejtorisë së QSUT-së, na thonë se ashtu se siç kanë deklaruar nuk do të lejojnë askënd që të ushtrojë aktivitetin privat brenda territorit të spitalit, dhe është vetëm çështje procedurash, pasi shumë shpejt do t’i shkojë urdhri edhe të zotërve të këtij lokali për të mbyllur aktivitetin. Por duket se ky nuk është i vetmi lokal që ushton aktivitetin privat, pa u trazuar.

Pak metra më tutje, ngjitur me hyrjen e spitalit të Burgut, në katin e parë të kësaj godine ushtron aktivitetin privat një tjetër lokal, i cili për hir të së vërtetës, në fillim të këtij aksioni i janë shembur shtesat që kishte bërë, pasi ishte zgjeruar shumë duke marrë një pjesë të konsiderueshme të lulishtes së spitalit. Sigurisht që “shpëtimi” i këtyre lokaleve aksionit të deritanishëm, ka bërë xhelozë mjaft të tjerë, që kishin me kontratë të rregullt qiraje lokale në të gjithë QSUT-në.  Ata thonë se do t’i drejtohen gjykatës, pasi QSUT ka prishur kontratën me ta.

Vetë drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirlliu, e ftuar dje në një emision televiziv ka deklaruar se nuk do të tolerohet askush, dhe se QSUT nuk i friket ndonjë vendimi gjykate që u jep të drejtë privatëve, pasi sipas saj, aksioni është ndërmarrë me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, ndaj MSH duhet të ketë menduar më parë edhe se si do të veprojë në këtë rast. Brenda QSUTsë ushtronin aktivitetin plot 40 subjekte private, nga të cilët 29 ishin lokale me kontratë 5-vjeçare dhe 1-vjeçare, me të drejtë rinovimi dhe pjesa tjetër ishin kioska apo ambulantë që tregtonin që nga fruta-perimet, e deri tek pizhamet apo çarçafët për të sëmurët.
 
Shkrimi u publikua sot (13.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë