QSUT, kobalti  s'funksionon
Mjekët: Ka defekt

QSUT, kobalti  s'funksionon <br />Mjekët: Ka defekt
TIRANE - Prej më shumë se dy muaj aparatura e kobaltit në  repartin Onkologjik në QSUT, nuk funksionon. Kobalti është aparatura që kryen procesin e rrezatimit për të sëmuret me kancer. Ndërsa pacientët që presin të kryejnë terapinë janë të shumtë, ata janë të ardhur nga i gjithë vendi madje dhe nga Kosova. Një prej të sëmurëve që kërkon të kryej terapinë ka më shumë se 15 ditë, që pret që kobalti të funksionojë. Ai thotë se vjen çdo ditë , po asgjë e re.

“Kam gati 15 ditë që vij përditë për të kryer terapinë, por nuk funksionon aparatura. Mjekët këtu na thonë që ka defekt, por askush nuk na thotë se kur mund të rregullohet.”na tregon një pacient. Mjekët që ndodhen në dhomën që shkon te aparatura e kobaltit thonë se, kobalti nuk punon. Ata nuk e dinë se kur ai mund të vihet në punë, por thonë se është duke u punuar për riparimin e defektit. Të pyetur se përse nuk është vendosur në funksion akseleratori linear, ata thonë se që akseleratori linear, të vihet në punë duhet të te jetë gati vendi, pasi ai kërkon një vend të posaçëm.

“Kur të jetë vendi gati atëherë akseleratori linear, do të vihet në punë” shprehen mjekët.

*Shkrimi u botua sot në gazetën SHQIPTARJA.com
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi