QSUT, koronarografi dhe gjatë 
natës, në tetor nis ekzaminimi 

QSUT, koronarografi dhe gjatë <br />natës, në tetor nis ekzaminimi 
Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës nuk do të duhet të presin më deri në 7 muaj për të bërë diagnostikimet pasi tashmë në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" Brenda muajit tetor nëse një pacient do të ketë nevojë të bëjë një koronarografi në shërbimin publik mund ta bëjë atë edhe nëse paraqitet gjatë natës, ndonëse deri më tani ky ekzaminim në orët e vona, ofrohej vetëm në spitalet private.

“Sigurisht ajo çka kemi këtu me pajisjet, me mjekët, me personelin janë një bazë e mirë që ne besojmë që brenda muajit tetor të kemi këtë shërbim 24 orë në shtatë ditë të javës”, tha Beqaj 

Ministri Beqaj gjatë inspektimit në këtë repart u shpreh se ky është një ndër të shumtët investime në shërbim të pacientëve.I pyetur për kalimin e spitalit të traumës në varësi të ministrisë së mbrojtjes, Beqaj u përgjigj:

"Sigurisht që ajo çfarë kemi sot këtu me pajisjet, me mjekët, me personelin, me furnizimin, janë një bazë e mirë që ne të synojmë që besoj brenda muajit tetor të fillojmë për herë të parë në shqipëri të kemi këtë shërbim 24/7.Qytetarët apo pacientët që do të kenë nevojë për shërbimin e traumës do të marin të njëjtin shërbim cilësor që kemi përmirësuar këto 2 vjet edhe më të mirë për pacientët ka shumë pak rëndësi se kush është varësia administrative e një strukturë shëndetësore"

Kjo pajisje e re e diagnostikimit u shërben qindra pacientëve që marrin shërbim në QSUT. Ministri Beqaj premtoi edhe një fond të ri për rehabilitimin e ambienteve të brendshme të repartit të hermodinamikës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane