TIRANË - Merr fund ankthi për ilaçe i pacientëve që vuajnë me tumore në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza”. Burime nga drejtoria e këtij spitali, bëjnë të ditur se gjatë fundjavës, është blerë një sasi e konsiderueshme e citostatikëve, të cilët gjatë ditës së sotme po shpërndahet tek pacinetët.
“Blerja është bërë në fundjavë, dhe kanë mbërritur tek Onkologjiku mëngjesin e sotëm. Pasi janë bërë procedurat e nevojshme, në këtë moment, pacientët po vijnë dhe të marrin citostatikët, midis të cilëve janë edhe disa lloje shumë të shtrenjta”, - kanë bërë të ditur, burimet pranë QSUT-së.
Pacientët e këtij shërbimi, kishin ditë që vuanin mungesën e citostatikëve, medikamentet që luftojnë sëmundjet e tumorit, për shkak të keqmenaxhimit të tenderave nga administrate e mëparshme. Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë, është detyruar që të bëjë blerje emergjente, për të plotësuar nevojat e të sëmurëve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com