QSUT, mbetjet spitalore, rrezik
për shëndetin e pacientëve

QSUT, mbetjet spitalore, rrezik<br />për shëndetin e pacientëve
TIRANE- Prej kohësh në QSUT janë shfaqur probleme me mbeturinat, por ajo që nuk është shfaqur është se në soletat 1-katëshe në hyrje të godinave spitalore gjenden mbeturina, të tilla si shiringa, serume, mbetje te tjera spitalore dhe mbeturina, si cigare, etj. Këto janë mbetje të hedhura nga pacientët dhe infermierët që prej kohësh dhe ende nuk janë pastruar. Një gjë e tillë mund të shkaktojë infeksione, por dhe viruse të cilët mund të rrezikojnë pacientët dhe infermieret e spitalit, por dhe vizitorët që vizitojnë të afërmit e tyre.

Rasti konkret është në godinën e spitalit Nr.1 (6-Katëshit) në QSUT ku në hyrjen për në repartin e Adiktologjisë dhe Toksikologjisë (Ish-Urgjenca e 6-Katëshit) në soletën 1-katëshe ose ambienti për futjen e autoambulancave për të sjellë pacientët, gjenden mbeturina të pafundme, të cilat nuk janë pastruar prej kohësh. Në të gjenden serume dhe shiringa të cilët janë përdorur nga pacientët dhe më pas janë hedhur nga dritaret, si diçka e parrezikshme, duke përfunduar në soletën hyrëse të godinës.

qsut 1
qsut 2
Një gjë tjetër që u pa në hyrje të QSUT-së ishin mbeturinat e shumta, të cilat nuk ishin pastruar, por ndodheshin edhe romë pranë këtyre mbetjeve, të cilët mblidhnin mbeturinat që mund t’i shisnin për skrap.

qsut 3
Edhe pse mbeturinat gjendeshin në vendgrumbullimin e tyre, nga sasia e madhe e tyre përbenin rrezik. Sidomos tani që po fillon dhe rritja e temperaturave, nga këto mbeturina mund të krijohen sëmundje dhe viruse.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ