QSUT, operohet djali – ujk
2 vjeçari u braktis nga prindërit

QSUT, operohet djali – ujk<br /> 2 vjeçari u braktis nga prindërit
TIRANË – Mjekët e shërbimit Makso-facail në QSUT kanë kryer një ndërhyrje të rrallë tek një fëmijë i lindur me probleme në gojë (gojë ujku dhe buze lepuri). Romeo një djalë 2 vjeçar, nga Shkodra, që i përket komunitetit rom ishte braktisur nga nëna e tij që në momentin e lindjes për shkak të këtij defekti dhe i rritur nga gjyshja, nuk ishte paraqitur asnjëherë te mjeku për t’u vizituar apo folur mbi problemin. Ka qenë Antonieta Pero, psikologia e një shkolle në Shkodër e cila ka parë fëmijën dhe ka kërkuar ndihëm në poliklinikat e qytetit për të kryer analizat e fëmijës. Po ajo është paraqitur në QSUT ku ka kontaktuar me mjekët dhe Drejtorinë e Spitalit ku ka kërkuar ndihmën nëse një rast i tillë mund të trajtohej. Ndërsa ka marrë konfirmimin nga drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku dhe mjekët e shërbimit Maksofacail, Romeo gjatë ditës së sotme ka kryer ndërhyrjen e cila ka rezultuar e suksesshme.
“Ndërhyrja ka dalë më sukses ndërkohë që deklaroj se ne vazhdojmë të japin shërbimin maksimal për të gjithë pacientët si në këto raste edhe në shërbimet e tjera që ofron QSUT ” ka theksuar drejtori i QSUT.
Ndërkohë për shefin e shërbimit ky rast konsiderohet nga më të vështirët për vetë faktin se këto lloj operacionesh kryhen brenda 6 muajve të parë të jetës.
“Këto janë operacione të cilat bëhen pas lindjes në moshën nga 3 deri në 6 muajsh, por ky fëmijë ka ardhur 2 vjeç për shkak të problemeve sociale që kishte” ka pohuar Shefi i Shërbimit Maksofacial, Ramazan Isufi.
Sipas tij, gjatë një viti ne trajtohen deri në 40 raste në vit, por janë raste që duhet të ndiqen deri në moshën 20 vjeçare kur ata rriten dhe marrin formën totale të gojës.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza