QSUT, përurohen sallat e reja
për Urgjencën Kirurgjikale

QSUT, përurohen sallat e reja <br />për Urgjencën Kirurgjikale
TIRANE - Në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" u përuruan sot sallat e reja në shërbimin e Urgjencës së Kirurgjisë, duke sjellë një standard të ri për pacientët. Ndërkohë, me vënien në funksionim të sallave të reja, do të shkohet drejt mbylljes të sallave të vjetra.

"Tashmë pacientët nuk do të marrin shërbimin në godinën e vjetër, e cila prej kohësh ishte amortizuar, por në një ambient ku aparaturat dhe kushtet janë tërësisht bashkëkohore", u shpreh drejtori i QSUT, Edmond Rrushi. Sipas tij, investimi, me vlerë prej 2 milion euro, ka bërë të mundur pajisjen me aparatura bashkëkohore të sallave të reja të Urgjencës Kirurgjikale.

"Këto pajisje sjellin një teknologji të re dhe të avancuar për mjekët, ndërkohë që për pacientët sigurojnë një mbërëvajtje më të mirë të kurimit të tyre", u shpreh Rrushi.

Shefi i Shërbimit të Urgjencës së Kirurgjisë, Ylli Ziçishti, vuri në dukje se investimi bën të mundur dhe përcaktimin e shpejtë të diagnozës së pacientit. "Me investimin e bërë, ne tashmë kemi 2 salla operacioni me pajisje të reja. Ky shërbim ka edhe anën fuksionale të tij, pasi çdo pacienti që do të paraqitet do t’i bëhet e mundur vendosja e diagnozës brenda 3 orëve", tha Ziçishti. Kjo, pasi, sipas tij, në këtë godinë do të mund të kryejë analizat, vizitat, si dhe ekzaminimet e imazherisë.

"Edhe pacientët të cilët do i nënshtrohen operacioneve do të ranimohen në ambientet e reja", tha Ziçishti, sipas të cilit, çdo ditë në këtë shërbim kryhen 8 deri në 10 ndërhyrje përgjatë 24 orëve.

(ad.ti/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi