Një video skandaloze është publikuar në rrjete sociale nga portali “Jeta Osh Qef”, ku tregohet abuzimi me detyrën dhe indiferenca e stafit mjekësor në spitalin “Nënë Tereza”. Një burrë qëndron i shtrirë në tokë në korridorin e spitalit, në gjendje të rëndë dhe i pamundur për të lëvizur, por pavarësisht situatës së tij, askush nuk i afrohet.

Edhe më absurde bëhet videoja dhe realiteti në spitalin “Nënë Tereza”, kur infermierja me shumë qetësi thotë: “Nuk është t’u vdek, po bën vetë”.

Siç duket nga e gjithë situata e krijuar, i vetmi shqetësim për stafin e spitalit nuk ishte person ii shtrirë në tokë, por ‘kameramani’, të cilit i drejtohen herë pas here me pyetjen: “Pse filmon”?