QSUT, pajisja e kobaltit sërish
jashtë pune, pacientët të irritua

QSUT, pajisja e kobaltit sërish<br />jashtë pune, pacientët të irritua
TIRANE - Për të disatën herë gjatë këtij viti, aparatura e vetme e kobaltit në shërbimin e Onkologjisë dhe në vendin tonë nuk funksionon. Sipas një njoftimi të vendosur pranë hyrjes thuhej që kësaj aparature po i ndërrohej burimi. “Aparatit po i ndërrohet burimi dhe nuk do të ketë trajtim të pacientëve për disa ditë” thuhet në njoftimin e vendosur. Sipas pacientëve, defektet e përsëritura bëhen me qëllimin për t’i orientuar ata drejt sektorit privat. Shërbimi Onkologjik në Spitalin “Nënë Tereza” ka vetëm një aparaturë kobalti, pasi aparatura tjetër që ka funksionuar deri para një viti nuk funksionon për shkak të defekteve si dhe mungesës së lëndës radioaktive.

Por edhe aparatura tjetër e kobaltit, e vetmja që është në funksion, e cila ka afërsisht 5 vite që është instaluar në këtë spital vijon të prishet duke lënë pa kurim qindra të sëmurë nga tumoret. Aparatura është unike në sistemin publik terciar, çka nuk lë shumë hapësira zgjedhje për pacientët, ose të paguajnë faturat e kripura të privatit ose të rrinë të presin rregullimin e radhës. Edhe gjatë kohës që aparatura e kobaltit është në funksion, rradhët për të kryer vizita janë shumë të mëdha. Kjo, pasi aparatura mund të përballojë një numër të caktuar pacientësh.

Faksimile e njoftimit të vendosur te hyrja e dhomës së kobaltit me logo
(Në foto: Faksimile e njoftimit të vendosur te hyrja e dhomës së kobaltit)

Por përpos rradhëve të gjata me të cilët këta pacientë janë mësuar, tashmë duhet të presin deri sa të rregullohet defekti që kobalti ka, pra të ndërrohet burimi, për të vijuar vizitat normalisht. Por shqetësuese për pacientët është koha kur do të rifillojë sërish funksionimi i kësaj aparature. Në njoftimin e vënë nga spitali nuk përcaktohet qartë kur do të rifillojë funksionimin kjo aparaturë, pasi aty thuhet se “nuk do të ketë trajtime pacientësh për disa ditë”. Për sa kohë që kjo qendër do të jetë e mbyllur, kohë e cila nuk është e përcaktuar, pacientët që marrin trajtim nga aparati i kobaltit janë të detyruar t’i bëjnë këto trajtime në spitalet private.

“Qëllimi i tyre është që të na dërgojnë në spitalet private. Në QSUT kjo aparaturë është falas dhe ata gjejnë lloj-lloj mënyrash që të na dërgojnë në spitalet private ku punojnë. Çdo ditë përballemi me rradhë të gjata, ndërsa tani e kanë mbyllur fare. Ku të shhkojmë ne? Me çfarë lekësh të paguajmë te privati?” pyet e indinjuar një prej pacientëve i cili ka ardhur për të kryer trajtimin me kobalt.

Në muajt shkurt, mars, prill kjo aparaturë ka qenë jashtë funksionit pothuajse gjatë gjithë kohës dhe vetëm tani është bërë e mundur që të sillet një aparaturë e re. Ndërsa aparaturë akselerator linear, që ka ardhur në QSUT-të para disa muaje ende nuk është vedosur në punë.  Akseleratori linear është një ndër aparaturat më të fundit dhe më moderne në trajtimin e tumoreve të ndryshme me rrezatim. Ai ka më pak rrezatim dhe mendohet se ka shumë më pak efekte anësore se kobalti.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar