QSUT përgënjeshtron mediat: Asnjë
bllokim, puna vijon normalisht

QSUT përgënjeshtron mediat: Asnjë<br />bllokim, puna vijon normalisht<br>
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka deklaruar se, puna në repartin e sëmundjeve të brendshme gjatë së martës nuk është ndërprerë për asnjë moment, duke përgënjeshtruar kështu zëra të ndryshëm që kanë qarkulluar në media.

“Të gjithë mjekët që punojnë në këtë shërbim janë në punë dhe në asnjë rast nuk është ndërprerë shërbimi ndaj pacientëve. Përkundër disa deklaratave lidhur me mungesë barnash dhe materialesh mjekimi bëjmë me dije se urgjenca e QSUT furnizohet rregullisht sipas kërkesave”, thuhet në një reagim për shtyp.

Gjithësesi, për të shmangur fluksin dhe mbingarkesën, QSUT u ka bërë thirrje banorëve që kanë probleme shëndetësore që fillimisht të drejtohen tek njësitë pranë vendbanimeve përkatëse për të marrë shërbim mjekësor.

“Kjo do të reduktojë flukset e shtuara dhe mbingarkesat e panevojshme në QSUT dhe pacientët do të drejtohen në qendrën tonë spitalore vetëm kur të jetë e nevojshme. Edhe një herë i garantojmë qytetarët se do të jemi gjithnjë në gatishmëri për t’iu shërbyer sa herë të kenë nevojë”, përfundon njoftimi për shtyp. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri