QSUT, transformohet urgjenca 
e sëmundjeve të brendshme

QSUT, transformohet urgjenca <br />e sëmundjeve të brendshme
TIRANË - Kjo është urgjenca e sëmundjeve të brendshme në QSUT, e transformuar rrënjësisht. Pamja me të cilën përballesh sapo hap derën, është tashmë shumë larg atij imazhit të dikurshëm, ku në shërbim shikoje më shumë të afërm se sa vetë pacientë. Falë një ndërhyrje të mirëmenduar të drejtorisë, ky shërbim në QSUT nuk ka asgjë më pak se sa urgjencat në spitalet më të mira në botë. 

Bokse të veçanta për të ruajtur privatësinë e pacientëve, një dhomë e veçantë për infermieren që të monitorojë gjendjen shëndetësore të çdo të sëmuri, stola ku të afërmit mund të presin të ulur, madje edhe sinjalistikë për të informuar ata se ku ta kërkojnë familjarin.
 
Por ashtu siç ndodh në çdo spital, drejtoria e QSUT-së ka vendosur rregulla strikte, jo vetëm duke ndarë zonat sipas gjendjes së pacientit, por duke i dhënë fund edhe traditës shqiptare që të sëmurin e shoqëron i gjithë fisi në spital.
 
“Ne kemi filluar këtë organizim funksional të bonifikimit dhe kodifikimit të urgjencës, përmirësimit funksional në lidhje me vendosjen e dhomave të triazhit ose bokseve tirazhit me infrastrukturë të re”-tha Ogerta Manastirlliu, drejtoresha e QSUT.

Për herë të parë drejtoria e QSUT-së i ka dhënë një rol të dukshëm edhe punonjësve socialë, të cilët do të asistojnë psikologjikisht të afërmit, por edhe do t’i vënë në dijeni edhe për gjendjen shëndetësore të të sëmurit.
 
“Kemi vënë në dispozicion të këtij shërbimi, një ekip profesionistësh punonjësish socialë, të cilët lehtësojnë komunikimin mjek-pacient-shoqërues apo i afërm i pacientit.”- u shpreh Manastirlliu.
Për shefin e këtij shërbimi, Edmond Zaimi, kjo përkthehet në më shumë mundësi për mjekët për t’u dhënë pacientëve një kujdes sa më cilësor.

“Të gjithë këto ndërhyrje që janë bërë në infrastrukturë i shërbejnë përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe racionalizimin e burimeve që ne kemi në dispozicion për të shkuar atje ku duhet tek ai i sëmurë që ka nevojë për këtë shërbim.”- tha Zaimi, shefi i shërbimit të urgjencës së sëmundjeve të brendshme.

Sipas bluzave të bardha që punojnë në këtë urgjencë, ku paraqiten çdo ditë rreth 200 raste,  një mjeku, i referohen rreth 100 herë në vetëm një orë. Ndaj për ta kjo ndërhyrje,  do të thotë që ata të kenë mundësi të fokusohen tek detyra kryesore e tyre: që është kujdesi ndaj pacientit.

Po ashtu një pamje krejtësisht të re ka marrë edhe urgjenca e infektivit. E lënë në gjendje të mjerueshme prej shumë vitesh, tashmë edhe kjo urgjencë është rikonstruktuar krejtësisht duke mundësuar një shërbim më cilësor kundrejt pacientit.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024