Çështja 1
Tom Taylor është vrarë të dielën në mbrëmje. Në shtëpi ishin 5 persona të tjerë: Gruaja e zotit Taylor, kuzhinieri i tij personal, një maxhordom, një shërbëtore dhe një kopshtar. Ata të gjithë kanë dëshmuar se çfarë po bënin atë mbrëmje:
Gruaja e zotit Taylor po lexonte një libër pranë oxhakut.
Kuzhinieri po gatuante mëngjesin.
Maxhordomi po i jepte urdhra punëtorëve.
Shërbëtorja po lante pjatat.
Kopshtari po ujiste lulet në serë.
Pas dëshmive, detektivi ka arrestuar vrasësin. Kush ishte vrasësi dhe si e gjeti detektivi? (Mendohuni dhe përgjigjen e gjeni më poshtë).
Vrasësi është kuzhinieri. Zoti Smith u vra në mbrëmje ndërsa kuzhinieri gjatë dëshmisë tha se po përgatiste mëngjesin.
Çështja 2
Detektivi po fliste me një doktor kur një burrë vrapoi me shpejtësi dhe bërtiti: “Dikush qëlloi gruan time”. Detektivi i cili ndodhej aty i kërkoi personit të tregonte gjithçka. Personi, zoti George tha se ishte në punë kur shërbëtorja e mori në telefon dhe i tha se diçka e tmerrshme i kishte ndodhur gruas së tij dhe se ajo ishte në urgjencë. Ai kishte mbyllur telefonin dhe kishte vrapuar për në spital.
Kur zoti George përfundoi së treguari, detektivi e arrestoi nën akuzën: vrasje në tentativë. Pse e arrestoi detektivi zotin George? (Mendohuni dhe përgjigjen e gjeni më poshtë), publikon BrightSide.
Shërbëtorja i tha zotit George vetëm që diçka e tmerrshme i ka ndodhur gruas së tij ndërsa zoti George tha se ajo është qëlluar, pra ka qenë ai vetë që e ka qëlluar.
Çështja 3
Një milioner është vrarë me një plumb në ballë në shtëpinë e tij. Detektivi foli me 3 djemtë e tij, Xhek, Xhon dhe Xhejms të cilët ndodheshin në shtëpi.
Xhek tha se atë natë babai i tyre dhe vëllai Xhon ishin në një pritje zyrtare. Ai tha se kur ata kanë arritur në shtëpi, i pari që ka hyrë ishte babi, më pas Xhon dhe më pas ai vetë. Xhek tregoi se kur babai i tij kishte ngjitur shkallët, Xhejms hyri në dhomën e ndjenjes dhe qëlloi babain.
Xhon konfirmoi informacionin që dha Xhek.
Ndërsa Xhejms tha se ishte në shtëpinë e një shoku. Kur kishte arritur në shtëpi e kishte gjetur babain të vdekur.
Detektivi kuptoi gjithçka. Kush ishte vrasësi dhe si e zgjidhi çështjen detektivi?
Xhon dhe Xhek gënjyen. Nëse Xhejmsi do e kishte qëlluar të atin atëherë plumbi do e qëllonte prapa kokës pasi siç thanë djemtë në dëshmi, babai po hipte shkallët ndërsa milioneri është qëlluar me një plumb në ballë.
Çështja 4
Detektivit i duhet të gjejë një të burgosur të arratisur. Ai e dinte se krimineli po fshihej në një nga shtëpitë por adresën e saktë nuk e dinte dhe i duhet të vepronte pa e kuptuar krimineli. Ai fotografoi shtëpitë me anë të një droni. Pasi pa foton, detektivi e kuptoi ku ishte fshehur krimineli.
Ku është fshehur krimineli dhe si e gjeti detektivi?
I arratisuri ishte në shtëpinë A sepse makina ishte parkuar me drejtim nga rruga për t'u arratisur sa më shpejt.
Çështja 5
Një mëngjes, detektivi pati një sherr me gruan e tij dhe iku nga shtëpia pa marrë celularin dhe çelësat. Në mbrëmje, kur u kthye në shtëpi, gjeti kolegët e tij, gruan e trembur dhe një burrë të vrarë. Gruaja e detektivit i tregoi historinë:
“Isha ulur në dhomën e ndjenjes kur dëgjova zilen e derës. Mendova se ishte burri dhe e hapa derën. Por një kriminel më shtyu dhe unë e plagosa me thikë”.
Detektivi urdhëroi policët ta arrestojnë gruan e tij sepse ajo kishte planifikuar që ta vriste. Si e kuptoi detektivi?
Gruaja e detektivit ka planifikuar ta vriste atë sepse ka shkuar të hapë derën me thikë në duar, edhe pse mendoi se ishte burri i saj.
d.gj/ Shqiptarja.com









