Qumështi i lopës mund të
jetë mbrojtje e mirë nga HIV-i

Qumështi i lopës mund të<br />jetë mbrojtje e mirë nga HIV-i
TIRANE - E doni apo e urreni, qumështi i lopës është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe i vitaminës D. Tani shkencëtarët besojnë që mund ta përdorin edhe si mbrojtje nga HIV-i. Hulumtuesit kanë zbuluar që lopët mund të përdoren për prodhimin e antitrupave, të cilët i mbrojnë njerëzit nga virusi i HIV (Human immunodeficiency virus).

Hapi tjetër që shkencëtarët duhet ta bëjnë është të bëjnë kremin të cilin mund ta aplikojnë femrat për t’u mbrojtur nga infeksioni i HIV gjatë marrëdhënies me partnerët. Në këtë hulumtim ka punuar ekipi nga Universiteti në Melburn dhe atë së bashku me kompaninë bioteknike Immuron.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga dr. Martie Kramski, kanë vaksinuar lopët barsë me proteinën e HIV-it dhe pastaj kanë analizuar qumështin e parë të lopëve pasi që kanë pjellë.

Qumështi i parë i fituar pas pjelljes së lopës, i quajtur kolostrum, në mënyrë të natyrshme është i mbushur me antitrupa për të mbrojtur trupin e tyre nga infeksionet, ndërsa lopët e vaksinuara më herët kanë pasur antitrupa që mbrojnë nga HIV-i.

Antitrupat nga qumështi i lopës tani duhet të zhvillohet edhe të përgatiten për përdorim në formë të kremit të quajtur mikrobicid, i cili duhet të aplikohet në brendësi të vaginës para ose pas marrëdhënies seksuale, që femrat të jenë të mbrojtura nga infeksioni me sëmundje seksualisht të transmetuara.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK