FIER- Prej 11 ditësh, blegtori nga Levani i Fierit, Ardian Skënderaj, po përballet me një krizë të paprecedentë. Qindra litra qumësht kanë mbetur në fermë, pasi fabrikat e përpunimit kanë refuzuar grumbullimin, me arsyetimin se në produkt është konstatuar prani aflatoksine.
“Po na lënë qumështin në vend. Erdhën deri në datën 2 mars, morën qumështin e mëngjesit në orën 3; mbasdite më mori telefon menaxheri dhe më tha: nesër s’marrim më qumësht se ka aflatoksinë. Ne i marrim ilaçet e me të gjitha për lopët. I kemi më se normale ato. Ja hedhim ato dozat që u takon. I bëjmë analizë”, tha blegtori.
Në vendin tonë, kufiri maksimal i lejuar i aflatoksinës M1 në qumësht është 0.05 mikrogram për kilogram. Qumështi që i është kthyer fermerit ka rezultuar mbi këtë normë, por ai thotë se ka kryer edhe analiza në laborator privat dhe pretendon se është brenda standardit.
“Fabrika më thotë mua del mbi normë me 0.07. I bëj vetë analizat në privat, më del 0.053, domethënë tre viza lëviz nga norma që është e lejueshme tek ne”, thekson ai.
Blegtori thotë se brenda 11 ditësh është detyruar të shesë 25 krerë lopë dhe nuk sheh asnjë shpresë për të dalë nga kjo situatë.
“Unë prodhoj 180 litra në ditë dhe e hedh në kanal. Deri tani kam shitur 25 kokë. Ishin 53 kokë lopë të gjitha. Në këto kushte do t’i heq të gjitha”, tha Skënderaj.
Report TV kontaktoi disa fabrika të përpunimit të qumështit në Fier, të cilat konfirmuan se kanë kthyer sasi të mëdha qumështi sidomos në zonën e Levanit por dhe në fshatra të tjerë për shkak të pranisë së aflatoksinës, duke vërtetuar situatën e rënduar të fermerëve. Ndërsa eksperti i bujqësisë, Ervin Resuli, thekson se refuzimi i qumështit nga fabrikat për shkak të aflatoksinës M1 është një situatë serioze.
“Kafshët mund të jenë ushqyer me misër të kontaminuar. Më herët është raportuar se 130 ton miser me aflatoksinë ka hyre ne treg, pavarësisht se ishte identifikuar me probleme. Një situatë e tillë tregon per një problem serioz në sistemin e kontrollit dhe menaxhimit të riskut ushqimor.”
Përgjegjësia bie mbi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
“AKU duhet të garantojë kontroll rigoroz të ushqimit për kafshët në kufi dhe në treg, monitorim të vazhdueshëm të aflatoksinës në zinxhirin e qumështit, transparencë të plotë për publikun mbi analizat dhe rezultatet laboratorike, si dhe gjurmimin e plotë të çdo lënde të kontaminuar që mund të qarkulloje në tregje”, thekson Resuli.
Report TV kërkoi një sqarim nga AKU, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk morëm përgjigje nëse ka kryer kontrolle për qumështin me aflatoksinë. Nëse institucionet shtetërore nuk veprojnë në kohë, problemi nuk mbetet vetem tek fermeret qe po falimentojne por tek shëndeti i qytetarëve, te cilet mund të konsumojnë qumësht të kontaminuar me aflatoksinë.
Komente












Ju qift kina motrat ,shtet bythqir ku nuk mund tj besohet asgjeje!!!
Përgjigju