Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale H.L., për dhunë në familje. Arrestimi është bërë në mesnatë, në orën 01:00 minuta, menjëherë pasi bashkëshortja e tij, 23-vjeçarja me iniciale K.L., ta telefonuar në polici.

Burime nga grupi hetimor, bënë me dije, se në deklaratën e saj gruaja është shprehur se, ajo është dhunuar në mënyrë të vazhdueshme nga burri i saj. Sipas dëshmisë të të dëmtuarës, shkak kanë qenë grindjet e vazhdueshme që kishin në familje mbi gjendjen e rënduar ekonomike.

“Ai nuk është në punë, kur gjen punon. As mua nuk më lë të punoj pasi është xheloz. Ka raste që edhe ato pak lekë që merr nga puna që bën, i harxhon lokaleve duke pirë. Sa herë që vjen në shtëpi fillon sherrin për këto arsye. Nuk kam denoncuar më parë pasi kam pasur frikë”, ka thënë 23-vjeçarja në polici.

Redaksia Online
(xh.k/s.f/shqiptarja.com)