Të premten e javës së kaluar unë isha në një tubim. Stafi drejtues, studentë të një universiteti privat dhe qytetarë të tjerë, protestuan për të disatën herë kundër veprimeve të shefit të komisariatit të policisë numër 6 në Tiranë. Ata pretendojnë se janë bërë pre e dhunës verbale të këtij drejtuesi policie, sepse nuk kanë pranuar të futen në listën e klientëve që paguajnë gjoba informale tek ky drejtues policie. Unë isha atje, sepse ata që protestuan nuk janë pretenduesit e vetëm të këtij presioni. Vetëm dy ditë para kësaj proteste, pesë sipërmarrës të tjerë dolën në një denoncim publik dhe thanë të njëjtën gjë. Vetëm një ditë pas këtij denoncimi, njëri prej këtyre sipërmarrësve u mor nga policët dhe u rrah brenda në komisariat. E kam parë fotografinë e tij me hematoma në fytyrë. Unë isha atje, pasi kam marrë mjaftueshëm informacion, për të mësuar se kemi të bëjmë me një konflikt, por jo me një konflikt mes kriminelëve dhe një polici shembullor, por një konflikt mes disa sipërmarrësve dhe një polici të dyshimtë, situatë të cilën duhet ta sqarojë drejtësia, e cila ndërkohë që nuk po e bën, po u jep terren të tjera ngjarjeve. Unë isha atje sepse u informova lidhur edhe me një hetim të Avokatit të Popullit, i cili konstaton shkelje të policisë në sjelljen ndaj një sipërmarrësi.
Në fakt, ne të gjithë jemi të prirur të mbajmë anën e shtetit, ta mbështesim atë në luftën kundër krimit. Dhe pikërisht kjo duhet bërë. Por kur në shtet ka njerëz që abuzojnë, që dhunojnë qytetarët, a nuk duhet të jemi edhe në anën e tyre? Ja pse unë isha në atë protestë, ku një grup njerëzish kërkojnë që shteti të hetojë një zyrtar të tij.
Po e bëj këtë reagim nisur nga një shkrim i botuar në gazetën "Shqip" nga një njeri me prirje të forta sindikaliste dhe që organizimin e protestave e ka hoby, sic është kolegu ynë Aleksandër Çipa. Në një artikull të tij ai kishte zgjedhur të vendosë se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo në këtë çështje. Kishte vendosur se çfarë është protestë qytetarë dhe çfarë është protestë me prirje kriminale, çfarë është e mirë e çfarë është e keqe. Dhe padyshim që kjo ishte e keqe. Pra që njerëzit kishin dalë në protestë. Dhe protestën kundër një komisari policie Çipa e quan precedent të rrezikshëm, se krimi është ngritur kundër shtetit.
Në kemi qenë sëbashku Çipa në disa protesta, kur e detyruam një ministër të brendshëm të jepte doreheqjen sepse u konfliktua, pa lidhje me profesionin, me një koleg tonin në një kazino. Apo ky njeriu ishte gazetar dhe ne e mbrojmë sojin tonë ë? Ti organizove edhe disa tubime për të reaguar ndaj ndalimit të Marin Memës të futej në Greqi. Dhe mirë bëre, edhe pse këtë vendim grekët e kishin marrë edhe ndaj gjykatësve që dënuan kreun e Omonias në Korcë. Ani! Po pse të tjerë njerëz nuk paskan të drejtë të protestojnë? Një javë më parë në Gjeorgji njerëzit u derdhën rrugëve dhe larguan Ministrin e Burgjeve, pas një vidojeje të përhapur në internet që tregonte për dhunën në burgje. Besoj se biem dakord që kjo protestë nuk i japte krahë krimit.
Çipës i ka bërë përshtypje nominaliteti ndaj një komisari policie. Po Çipa, pikërisht kështu duhet bërë. Njerëzit që bëjnë punë të mira kanë emra, edhe ata që bëjnë punë të këqija kanë emra, ndaj dhe atij i duhet shkruar emri, e jo tërë policisë së shtetit dhe as tërë komisarëve të policisë. Nuk ka polici të korruptuar, por ka policë të korruptuar. Të mësuar me tubime ku turma me kuc e me maç ecin rrugëve sepse kështu u ka thënë partia, ne nuk kemi krijuar ende edukatën e ngritjes së zërit të protestës edhe ndaj një drejtori shkolle, edhe ndaj një mësuesi që u kërkon para fëmijëve për kurse në shtëpinë e tij, edhe ndaj një polici rrugor që na këkron para kur na ndalon në rrugë.
Po, kolegu yne Çipa ka të drejtë kor thotë se përdorimi i asteve apo infrastrukturës që mund të zotërojë dikush për t'iu kundërvënë shtetit, mund të prodhojë një precedent të rrezikshëm, sepse mund të stimulojë ngritjen e krimit kundër shtetit. Eshtë e vërtetë si logjikë, por deri tani na ka rezultuar se ata që kanë probleme me shtetin, pra kriminelët, nuk i zgjidhin ato me protesta e tubime me pankarta e flamuj. Ata sipërmarrës që i përkasin edhe biznesit edhe botës së krimit e kanë gjetur zgjidhjen me kohë Çipa. Ose paguajnë drejtësinë dhe as që e llogarinin fare një copë shefi komisariati, ose paguajnë vete komisarin, ose i tregojnë armën kur ai rezulton se është vërtet i pa korruptuar. Dhe komisarë të vrarë kemi patur, komisarë të korruptuar kemi patur edhe më shumë, ndërsa gjykatës të korruptuar ka edhe më shumë se sa mund të mendosh ti. Por është hera e parë që ka një protestë kundër një komisari policie dhe këtë shoqëria duhet ta përshëndesë e shteti duhet ta marrë në konsideratë. Jo për tu dhënë krah atyre që duan të abuzojnë me shtetin, por për tu dhënë krahë edhe qytetarëve të denoncojnë. Ne e dimë se vetëm dy javë më parë një komisar policie në Korçë u kap në zyrën e tij duke numëruar paratë e gjobave që u vinte bizneseve, që ti lejonte kamionët të kalonin në rrugët e shtetit. Mes atyre biznesmenëve që denoncuan shefin e Komisariatit 6 ka nga ata që punësojnë deri në 1 mijë njerëz dhe nëse do të ishin të inkriminuar, do ia kishin mbyllur gojën komisarit bashkë më ministrin e tij dhe nuk do të dilnin në rrugë të protestonin për të mbrojtur krimet që bëjnë. Dhe këtu nuk qëndron më as logjika.
Kolegu ynë Çipa, ne e dimë se po kaq i rrezikshëm sa është abuzimi me resurset që mund të ketë një sipërmarrës, është edhe abuzimi me resurset mediatike që mund të ketë soji ynë, kur në vend të mbledhjes së fakteve, preferojmë të shkruajë qesim nga zyra, për shkak se mund të kemi njohje personale me një zyrtar.
Levizja "Alternativa Civile" që unë drejtoj, organizoi të dy tubimeve ndaj vrasjes për gjakmarrje të një vajze 17 vjeçe, pasi e quajta absurde që një fëmijë vritet në emër të gjakmarrjes dhe shoqëria jonë fle gjumë. Gjithashtu ne organizuam pak ditë më parë një tubim kundër drejtësisë së korruptuar, duke patur si simbol pesë policë të vrarë, për të cilët nuk është dhënë drejtësia. Ky ishte tubimi i parë kundër drejtësisë së korruptuar, pëpara të cilës ne heshtim. Dhe për turpin më të madh tonin, ishte shumica edhe e medias që heshti edhe për këtë protestë, duke publikuar të gjithë lloqet, thashethemet dhe kurvëritë mbi personat "VIP" dhe nuk tha asnjë fjalë për këtë protestë.
Unë isha në protestën kundër shefit të Komisariatit 6, pasi nuk dua të më vrasë ndërgjegja që nuk iu bashkova njerëzve që protestonin, duke denoncuar një shef policie. Por isha atje pa më vrarë ndërgjegja se po bëj një gje të dëmshme për shtetin tim, pasi më parë kam marrë mjaftueshëm fakte për tu bindur se një zyrtar policie mund të ketë abuzuar me ligjin. Isha atje në mënyrë që ky abuzim të mos mbërrijë më vonë deri tek unë, apo tek fëmijët e mi. Nëse ai biznemeni me hematoma në fytyrë do të kishte qenë gazetar, Unioni i Gazetarëve, Çipa dhe ne bashkë me ty, do të protestonim apo jo? Por media nuk është vetëm për tiu gjendur sho-shoqit në ditë të këqija apo për të bërë qoka. E keqja është e keqe njësoj, si kur bie mbi kokën tonë, ashtu edhe kur bie mbi kokat e të tjerëve. Dhe, ne fund të fundit, nuk jemi ne ata që vendosim se cila është e keqja dhe cila e mira. Nuk jemi ne ata që vendim se kush ka të drejtë të protestojë dhe kush jo. Por ne duhet të nxisim që për këtë të flasë drejtësia e të veprojë shteti. Në një vend ku të gjithë rrufisin kafe, ku të gjithë i nënshtrohen korrupsionit dhe abuzimit pa e ngritur zërin, ku shumëkush mendon që më mirë të paguajë nën dorë e të përfitojë lehtësirat e shtetit, ku askush nuk reagon edhe kur u zënë frymën e u mbyllin gojën, ne njerëzit e medias nuk duhet të përçudnojmë një tubim. Ne duhet t'i nxisim njerëzit që të protestojnë edhe kur vrasin një komisar policie, por edhe kur një komusar policie abuzon me qytetarët.
Analiza u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com