Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë në historinë e saj pas lejes nga FIFA me Haitin. Lajmin për ndeshjen miqësore të përfaqësueses së e konfirmoi edhe Federata e Futbollit të Kosovës gjatë një konference për shtyp.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 5 mars në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë. Haiti ishte tentativa e Kosovës që rezultoi pozitive, pasi më parë tentoi edhe Xhamajkën, por edhe shumë shtete të tjera, përfshirë edhe Kolumbinë, por përgjigja e tyre ishte negative.
Për ndeshjen e parë Kosova ka siguruar edhe shërbimet e portierit, Ujkani që luan me Palermon, pasi në Shqipëri nuk hapësira, pasi Berisha është kthyer në numrin 1 të portës kuqezi. Lajmi i Ujkanit publikohet nga meidat italiane dhe ato kosovare.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com