Aventura e trajnerit spanjoll Pep Guardiola në drejtimin e skuadrës së Barcelonës duket se ka ardhur në fundin e saj. Lëtë e konfirmon një media pranë ekipit blagrana, "El Mundo Deportivo" që ka rrëfyer prapaskenat e takimit mes trajnerit dhe presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell.

Në prezencë të drejtorit sportiv Andoni Zubizarreta dhe të agjentit të Guardiolës, Josep Maria Bartomeu. Trajnerit aktual të katalanasve Guardiola, iu ofrua përmirësimi i kontratës sipas kushteve që ai dëshironte, por vetë tekniku ka lënë të kuptohet se nuk do të vazhdojë.

Takimi që zgjati rreth dy orë, ka qenë me temë kryesore rinovimin e Guardiolës. Tani drejtuesit po punojnë për një plan B, për trajnerin e ri. Në listë janë Ernesto Valverde e Laurent Blanc, por mes kandidatëve nuk mund të hidhen poshtë edhe Luis Enrique e André Villas-Boas.(rb/shqiptarja.com)