"Agon" fundjavë në kinematë e Tiranës

"Agon" fundjavë në kinematë e Tiranës
Prej datës 6 dhjetor filmi "Agon" fillon projeksionet në të dyja rrjet e kinemave, Millennium dhe Imperial. Kështu pas premierës botërore në garën zyrtare të regjisoreve të rinj filmi fillon projeksionet edhe për publikun shqiptar. "AGON" është shkruar dhe drejtuar nga Robert Budina ndërsa produksioni i është besuar Sabina Kodrës. Filmi sjell në ekranin e madh historinë e dy vëllezërve, Saimir dhe Vini të cilët përpiqen të integrohen në një vend të huaj secili në mënyrën e tij, duke ndjekur dy mënyra të ndryshme jetese, pa kthim mbrapa... në kastin e aktorëve janë Marvin Tafaj, Guljem Kotori, Isabella Kogevina, Xhevdet Jashari, Eglantina Cenomeri, Laert Vasili dhe Adonis Kafetzopulos. Për këtë film në krah të tij Budina ka mbledhur disa emra mjaft të njohur duke filluar nga Marius PANDURU fitues i Palmës së Artë në Kanë, më 2006 me "12.08 East of Bucharest" të Korneliu Polomboiu. Kostumet vijnë nga Ermir GRAMO, kostumiere e filmave "Falja e Gjakut" dhe "Amnistia" që të dy pjesmarrës në Festivalin e Berlinit me 2011 që morën çmime të rëndësishme.

Skenografia Bianca NIKOLAREIZI , skenografe e nje filmi grek i cili ka fituar OSKARIN disa vite me pare. Montazhier i filmit është Eugen Kelemen i shpallur si montazhieri më i mirë i vitit në garën e cmimeve Gobo për kinemane rumune. Ndërsa muzika e filmit është kompozuar nga Aldo Shllaku i cili zhvillon aktivitetin e tij si kompozitor dhe producent ne Los Angeles USA.

Filmi u xhirua në Shqipëri dhe në Selanik të Greqisë, me një përzierje aktorësh grekë e shqiptarë dhe me një trupë teknike shqiptaro-greko-rumune. Ai është një bashkëprodhim i ERAFILM SHQIPERI, INKAS FILM GREQI, ELEFANT FILM RUMANI, ARIZONA FILM FRANCE me mbëshetjen financiare të Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare, Greke dhe Rumune, të Eurimages dhe me bashkëfinancues SEE, CHAINSAË EUROPE ROMANIA, NOVA, N-ORASIS GREQI. Filmi ka skena te forta dhune dhe erotike. Nuk këshillohet për moshat nen 16 vjeç dhe për ata që nuk durojnë dot emocionet e forta.

Shkrimi u publikua sot në suplementin Fundjava, në gazetën Shqiptarja.com(print), 7 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij