Kultura dhe arti shqiptar do prezantohen në New York gjatë festivalit AFW “Albanian Film Week” (Java e Filmit Shqiptar). Festivali do zhvillohet në datat 8 – 14 nëntor 2013, organizuar nga Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj. Ky është edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar me përzgjedhje artistike nga SHBA, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Angli, Kanada, etj.
Ceremonia e hapjes së Javës së Filmit Shqiptar do të zhvillohet në teatrin prestigjioz të New Yorkut “SVA Theatres” te premten, 8 nëntor 2013, në orën 7:00. Në Red Carpet Gala do jenë pranishëm yje të kulturës kinematografike shqiptare nga e gjithë bota.
Nata e parë e festivalit do hapet me filmin e suksesshëm “Agon” me regji nga Robert Budina, përzgjedhje zyrtare e Oscar-it 2013. Në këtë edicion do të shfaqen 30 filma të kinematografisë shqiptare: 24 filma janë prodhime të reja të vitit 2012-13 në tre kategori: filmi i gjatë, filmi i shkurtër si dhe ai dokumentar.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com