TIRANE- "ALBtelecom" ka mbështetur një sërë aktivitetesh të organizuara në kuadër të ‘Javës së Inovacionit’. Konferenca ‘Broadband për një Zhvillim të Qëndrueshëm’ mblodhi së bashku Ministren e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike,. Milena Harito, përfaqësuesit e lartë të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, si dhe përfaqësues të komanive të telekomunikacionit në vend si "ALBtelecom" dhe "Eagle Mobile", "Vodafone Albania", "AMC" dhe "PLUS Communications", të cilët hodhën dritë mbi zhvillimet në tregun e telekomunikacionit.
 
Ndërkohë, gjatë ‘Javës së Inovacionit’, "ALBtelecom" ishte sponsori Gold i konkursit “KODE – Të Dhëna Qeveritare në Dorën Tuaj”, organizuar me kontributin e Qendrës PROTIK, AKSHI-t dhe Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, ku Dr. Tabak ka surprizuar më të mirët e këtij konkursi, duke u dhuruar "iPad Air".
 
Një tjetër aktivitet i rëndësishëm ka qenë edhe ai i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, ku "ALBtelecom" ka dhuruar kompjutera për laboratorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve të kësaj shkolle.
albtelecom aktiviteti
(Foto/Dr.Erkan Tabak në Konferencën për 'Broadband për një Zhvillim të Qëndrueshëm')
albtelecom aktiviteti
(Foto/Dr.Erkan Tabak tek aktiviteti i Protik)
albtelecom aktiviteti
(Foto/z.Vahap Yeroglu në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)