"Anna Karenina"
historia që josh publikun

"Anna Karenina"<br />historia që josh publikun
Historia e famshme e Ana Kareninës, heroinës së romanit të Leon Tolstojit vjen në ekranin e madh të kinemasë. Prej datës 25 dhjetor filmi i regjisorit Joe Wright, me protagoniste Keira Knightley vijon projeksionet në Tiranë.

Filmi e con publikun në Rusinë e shekullit të 19-të ku aristokratja Ana Karenina fillon një lidhje dashurie me Kontin Vronski, si një rrugë zgjidhjeje ndaj një martese jo të lumtur. Por ndërsa përpiqet për një jetë më të mirë, ajo gjen vetëm një jetë të ndërlikuar. Filmi risjell një histori të fortë dashurie që eksploron fuqishëm kapacitetin e dashurisë, që buron nga një zemër njerëzore. Ana Karenina në këtë version të ri, interpretohet nga aktorja britanike Keira Knightley, e njohur per rolet e saj në filmat "Piratët e Karaibeve" dhe Atonement".

Përballë Keirës janë aktorët e njohur Jude Law në rolin e Aleksej Karenin dhe Aaron Taylor në rolin e të dashurit të saj, kontit Vronsky. Filmi është vepra e pestë e regjisorit Joe Wright me një skenar të shkruar nga fituesi i Oskarit, Tom Stoppard, i njohur për skenarin e "Shakespear in love". Filmi, i vlerësuar pozitivisht nga kritika vecanërisht për këndvështrimin e ndryshëm që regjisori ka sjellë me këtë prodhim të vitit 2012. Nga revista Time ai është vlerësuar një nga dhjetë filmat më të mirë të vitit 2012.

Shkrimi u publikua në Suplementin Fundjava, në gazetën Shqiptarja.com, 18 janar 2013
(ad.ti/shiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det! Do i vendosnin tritol anijes së 'Finikas Lines', ishin konkurentë të linjës Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det! Do i vendosnin tritol anijes së 'Finikas Lines', ishin konkurentë të linjës Sarandë-Korfuz