Nuk fitojnë milionat apo të mëdhenjtë, por shpirti dhe zemra e madhe, Atletiko e Madridit është shpallur kampione e Spanjës pas 18 vitesh pritje duke siguruar me meritë të plotë titullin e 10-të në histori. Kryeqytetasit zhvilluan një super edicion duke i treguar Realit dhe Barcelonës se milionat nuk vlejnë në fushë përpara shpirtit të garës dhe sakrificës deri në vërshëllimën e fundit.
Atletiko ka thyer pas shumë vitesh hegjemoninë e Realit dhe Barcelonës me një ekip që vlenë shumë herë më pak në krahasim me dy ekipet legjendare spanjolle. Sfida që vendosi titullin përfundoi në barazim 1-1, me Barcelonën që përsëri nuk arriti ta mposhte Atletikon.
Nën një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga tifozët katalanas, stadiumi “Camp Nou” ishte i mbushur si asnjëherë tjetër me shpresën e se Barcelona do të arrinte të fitonte trofeun e vetëm për të shpëtuar edicionin, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Pjesa e parë e ndeshjes pëfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve që shënuan me sulmuesin kilian, Sancez në minutën e 33.
Katalanasi ngriti stadiumin në peshë me një super gjuajtje që befasoi edhe portierin më të mirë në qarkullim, Kurtua, duke e detyruar që të nxirrte sferën nga rrjeta i dorëzuar. Miqtë tentuan të barazonin në pjesën e parë, por nuk ishin me shumë fat, pasi nga fusha dolën për shkak të dëmtimeve dy nga futbollistët kryesor si sulmuesi Costa dhe Turuan.
Megjithatë ekipi i Simeones qëndroi në pjesën e parë duke mos pësuar më shumë se një gol. Pjesa e dytë nis mjaft e mirë për ekipin mik që rrezikon disa herë në minutat e parë me Vilën, por portieri vendas tregohet i saktë deri në minuan e 49, kur Godin ngrihet më shumë se kudërshtarët për të devijuar një top të ardhur nga këndi duke e ndalur në rrjetë dhe vendosur barazimin dhe heshtjen në Barcelonë. Deri në fund dy ekipet tentuan të shënojnë golin e dytë, por arbitri i ndeshjes vendos që pas 3 minutave shtesë të mbyllë gjithçka në barazim.
Sinjalizimi i mbylljes së edicionit shpërthen në festë Atletikon e Madridit që i dha fund pritjes pas 18 vitesh. Tashmë Atletikon e pret një tjetër ndeshje e madhe, finalja e Lisbonës përballë Realit të Madridit më 24 Maj. Pas ndeshjes Martino deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të Barcelonës. “Dua t’ju komunikoj se pushoj se qeni trajneri i Barcelonës. Dua të përgëzoj një rival si Atletico me të cilin u përballëm 6 herë dhe ata ishin më të mirët” deklaroi Martino.
Reali e mbyll me fitore, dëmtohet Ronaldo
Reali i Madridit e ka mbyllur me fitore këtë edicion në kampionatin spanjoll të futbollit, pasi mundi ekipin e Espanjolit me rezultatin e pastër 3-1 në ‘Santiago Bernabeu’ para tifozëve të tij.
Golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi fraksioni i parë përfundoi me rrjeta të paprekura. Në të dytën, Bale hap serinë e golave për ekipin e Realit në minutën e 64.
Ndërsa Morata pasi zuri vendin e Benzemasë dyfishoi rezultatin në të 85’ pas asistit të Di Marias. Mysafirët arritën që të shënojnë në fund të takimit me anë të Pizzit në të 90’.
Por, në minutat shtesë 90’+2, Morata realizoi përsëri, ndërsa sërish pas një tjetër pasimi të Di Marias.
Pavarësisht fitores Reali trembet nga dy dëmtimet e Benzemasë dhe Ronaldos, francezi la fushën për Moratën i dëmtuar, ndërsa portugezi nuk arriti të zbriste në fushë për të kaluar Suarezin në garën për Këpucën e Artë, pasi u dëmtua para ndeshjes.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com