"BB7", Viola dhe Zhaku thurin plan,
bëjnë sikur janë çifti tjetër i shtëpisë

"BB7", Viola dhe Zhaku thurin plan,<br />bëjnë sikur janë çifti tjetër i shtëpisë
Situatat brenda shtëpisë së Big Brother sa vjen dhe bëhen më dinamike.

Sidomos pas hyrjes së pesë banorëve të rinj, të cilët e kanë trazuar akoma më shumë situatën.

Lojra të ndryshme dhe plane po thuren nga secili prej banorëve.

E radhës është Viola e cila del në oborr duke biseduar me Zhakun.

Ata tregojnë histori të ndryshme kur nga vonesa, s’kanë arritur dot orarin e trenit ose avionit si edhe për stresin që kanë përjetuar.

Viola tregon se gjatë kohës që ka pritur të vinte avioni tjetër në një aeroport, është hasur me disa shqiptarë, të cilët nuk e dinin që ajo mund të dinte shqip.

Nga historia e saj, Zhakut i lind një ide që të dy t’u bëjnë një lojë banorëve.

Ai i sugjeron Violës që t’u thotë atyre se Zhaku është italian, por ka jetuar në Shqipëri dhe e ka mësuar mirë gjuhën shqipe.

Viola mendon se banorët nuk do ta besojnë, por pranon që të bëhet pjesë e planit të tij.

Më pas Zhakut i lind një tjetër mendim. Ai mendon që ata të mundohen të sajojnë situata sikur janë çift me njëri-tjetrin, por po mundohen ta fshehin këtë fakt.


Viola shikon që Zhaku ka një tatuazh me shkronjën M, që nëse shikohet mbrapsht, duket edhe si V.

Ata qeshin teksa sajojnë situata të ndryshme, por në atë moment aty shkon Donaldi dhe banorët ndërrojnë menjëherë bisedë.

Më vonë ata diskutojnë përsëri rreth kësaj teme dhe vendosin që planin ta bëjnë realitet.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos