TIRANË - Është shtyrë për në datën 22 janar vendimi i gjykatës për falimentimin e kompanisë ajrore “Belle Air”, datë në të cilën pritet të shprehet gjykatësi Ilir Çeliku.
Në seancën e sotme, avokati mbrojtës i kësaj kompanie paraqiti pretendimet e fundit, ku tha se “Belle Air” hasi pengesa nga bllokimi i llogarive.
Sipas avokatit, kompania është e ngarkuar me borxhe dhe nuk ka mundësi që të paguajë kreditorët, gjë për të cilën kërkoi dhe hapjen e procedurës së falimentit.
Në lidhje me këtë kërkesë të njërës prej paleve në proces, gjyqtari Çeliku tha se, çështja e kompanisë është komplekse dhe vendimi në lidhje me këtë kërkesë do të jepet vetëm më 22 janar.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com