"Biçikleta" e Rooney votohet
si goli më i bukur në 20 vjet

"Biçikleta" e Rooney votohet<br />si goli më i bukur në 20 vjet
Roveshata e sulmuesit Rooney ndaj Manchester City është votuar sigoli më i bukur në Premier League, në 20 vitet e fundit të këtij kampionati. Më shumë se 300 mijë tifozë në mbarë globin votuan golin e Rooney në derbin e Manchester.

Në klasifikimin e vlefshëm për votimin ishin renditur 10 gola në total, dhe rrjeta e sulmuesit të Manchester United, mori 26% të votave. Goli i dytë më i bukur në 20 vitet e fundit në Angli, u shpall ai i holandezit Dennis Bergkamp ndaj skuadrës s Newcastle në 2002, me 19%, ndërsa goli i Thierry Henry në 2000, ndaj United doli i treti.

"Unë u rrita duke parë ndeshjet e Premier League dhe votimi i golit tim si më i bukuri është një ndjenjë fantastike. ka shumë gola të bukur në këtë listë, të cilët unë i kam parë nga televizori që fëmijë. Alan Shearer, Paulo Di Canio, Tony Yeboah, David Beckham. Të gjithë këta ishin idhujt e mi" tha Rooney pasi mori cmimin.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni