Ndryshe nga Tea dhe Fisniku të cilët duken të kenë vështirësi në shprehjen e ndjesive për Fatjonin në lidhje me Xhensilën nuk është e njëjta gjë.  Fatjoni nuk humbet asnjë moment që ti shpreh simpatinë apo atë që ndjen Xhensilës. Ai çdo fjalë e nis me të qeshura por mesazhin e përcjell edhe pse tashmë di që Xhensilën e pret dikush jashtë.

Në një çast ai e përqafon dhe i thotë: “unë mund të them se ke rënë në dashuri me mua,ndjenjat lindin dalëngadalë”. Por ajo vetëm qesh dhe e pyet nëse e kupton se çfarë po thotë. Ai mes të qeshurash i thotë: “më duket se fola përçart”.Të dy banorët shohin njëri-tjetrin dhe qeshin.

Më pas Xhensila mundohet ta kalojë këtë situatë duke e tërhequr Fatjonin në një nga këndet e shtëpisë dhe i flet pikërisht për marrëdhëniet në çift brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo fillon të komentojë marrëdhënien e Diedonit me Albën duke e cilësuar si të shtirur.

bb8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)