Nuk kishte si të mungonin ekipet shqiptare në listën e 380 ndeshjeve të trukuara në Evropë.
Hetimi i Europolit ka 'peshkuar' edhe dy ekipe shqiptare në listën e zezë, e cila pritet që të publikohet nga dita në ditë.
Tirana dhe Vllaznia janë dy ekipet që dyshohet se kanë hetuar tre ndeshje sipas gazetës së njohur gjermane 'Bild'.
Bëhet fjalë për ndeshjet e vitit 2009, ku Tirana u mposht nga Stabaeku 4-0 për turin e parë të Champions League.
Ndërsa për Vllazninë, dyshohet se ka trukuar dy ndeshjet e Europa League ndaj Rapidit të Vjenës.
Shkodranët u mposhtën 3-0 në Shqipëri dhe 5-0 në Vjenë, duke bërë që të lindnin dyshime të forta për trukim rezultati.
UEFA kërkoi edhe informacion nga institucionet shqiptare për këto dy ndeshje.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com