Nën masa të rrepta sigurie Papa Françesku udhëhoqi meshën e së dielës së Pashkëve. E gjithë zona përreth sheshit Shën Pjetri i ishte nënshtruar masave të forta të sigurisë dhe kontrolleve të imta.
Besimtarëve iu është dashur ti nënshtrohen skanerave të lëndëve metalike dhe armëve, të quajtuara metal detektor, që para se të arrijnë në shesh.
Në të gjithë zonën përreth ishin vendosur postblloqe karabinieresh dhe policie.
Gjatë lutjes "Urbi et orbi" të së dielës së pashkëve, para mijëra pelegrinëve të mbërritur nga gjithë bota, nuk mund të mbeteshin jashtë fjalës së Papës viktimat e sulmeve terroriste:
"Të shfaqim në këtë festë Pashkësh mbështetjen tonë për viktimat e terrorizmit, forma e verbër dhe e egër kjo e dhunës që nuk rresht së dredhuri gjak të pafajshëm në çdo pjesë të botës.”
/Shqiptarja.com

FOTO