"Bomba" e Casey Stoner:
Viti im i fundit në MotoGP!

"Bomba" e Casey Stoner:<br />Viti im i fundit në MotoGP!
Në një konferencë për shtyp të mbajtur para Çmimit të Madh të Francës në MotoGP, piloti australian ka konfirmuar atë që përflitej prej disa ditësh në ambientin e garave me motor.

“Ka dy vite me radhë që po mendoj për këtë gjë. E kam diskutuar shumë gjatë me familjen time dhe në fund kam vendosur që të tërhiqem nga garat në fundin e vitit 2012. Ka shumë gjëra të kësaj jete dhe të këtij ambienti që nuk janë të përshtatshëm me mua, nuk më pëlqejnë. Kam kaluar disa momente shumë të bukura dhe të paharrueshme, por ky është vendimi im”, ishin fjalët e pilotit australian që është shfaqur shumë i emocionuar në këtë konferencë për shtyp.

Reagimet ndaj këtij lajmi kanë ardhur menjëherë, duke filluar nga rivalët e tij më të mëdhenj, Valentino Rosi dhe Horge Lorenco. Italiani ka bërë të qartë se një lajm i tillë nuk ishte aspak i kënaqshëm.

“Nuk është aspak një lajm i mirë. Humbim një pilot dhe një rival të madh. Por është një vendim i tij personal ndaj duhet ta respektojmë”, tha italiani. “Tërheqja e Kejsit nuk do t’i bëjë mirë garave të MotoGP”, ishte komenti i Horge Lorencos.
Australiani 26 vjeçar i Hondës, aktualisht kryeson kampionatin e MotoGP pasi ka fituar 2 nga 3 garat e para të sezonit. Ai ka arritur të shpallet kampion bote në vitin 2007 me Dukati, ndërsa e përsëriti këtë sukses në vitin 2011, kur firmosi për skuadrën Honda.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjorë, më shumë ndihmës ligjore! Qeveria: Gati të japim paratë

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjorë, më shumë ndihmës ligjore! Qeveria: Gati të japim paratë