PARIS - Një ditë përpara daljes në treg të numrit të parë pas sulmit terrorist të “Charlie Hebdo” karikaturisti Luz ka shpjeguar nëpërmjet një konference për shtyp përse ka zgjedhur të hapë revistën pikërisht me karikaturën e profetit Muhamed, ajo që u bë shkak për sulmin tragjik.

“Muhamed është personazhi im, një personazh që na ka lejuar ta trajtojmë si kalorësit e bardhë të lirisë së shtypit, por edhe i rrezikshëm, i papërgjegjshëm, provokues... Kjo është në karakterin tonë. Kemi qarë, por duam t’i bëjmë njerëzit të qeshin sërish. Skeçe, vizatime, propozime... Ne kemi kërkuar karikatura që të bëjmë të qeshin e jo vetëm dizenjo emocionale e simbolike. Kemi punuar shumë dhe në fund zgjidhja ishte kjo karikaturë”, tha Luz, autor i kopertinës së numrit të ardhshëm të Charlie Hebdo, në fjalën e tij për herë të parë pas masakrës.
 
“Nuk është faqja e parë që do të bëjmë për terroristët. Është faqja jonë e parë, çfarë kemi dashur të bëjmë. Kur kam vizatuar Muhamedin duke qarë, kam qarë edhe unë”, ka thënë Luz.

charlie hebdo
charlie hebdo
charlie hebdo

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)