TIRANE - Sot pasdite, në pjesën ushtarake të Aeroportit të Rinasit u zhvillua ceremonia e pritjes së helikopterit tip “Cougar”, i ndërtuar sipas marrëveshjes me kompaninë franceze “Eurocopter”. Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, ambasadorja e Francës në Tiranë, znj. Christine Moro, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të FA, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të kompanisë “Eurocopter” etj.
Ceremoninë e hapi komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Dhori Spirollari.
Ministri i Mbrojtjes Imami duke folur në këtë ceremoni, përshëndeti përfaqësuesit e kompanisë “Eurocopter”, për ndërtimin e helikopterit “Cougar” dhe theksoi se në këtë 100-vjetor, nuk mund të mungonte një helikopter i tillë modern për Forcat tona Ajrore.
“Vetëm sot, me anijen e re “Lisus” që ndërtuam në Kantierin e Ndërtimit të Anijeve në Pashaliman, dhe me helikopterin “Cougar” që sapo ka mbërritur në vendin tonë, shteti shqiptar dhe Ministria e Mbrojtjes kanë investuar 20 milion euro. Helikopteri “Cougar”, u shpreh z. Imami, është dhurata më e mirë për 100-vjetorin e Forcave tona të Armatosura, është një prodhim i mrekullueshëm, i cili është pjesë e programit më të madh të modernizimit të Ushtrisë Shqiptare në këto 20 vjet”, tha ministri Imami.
Helikopteri “Cougar” është i pari i një seti prej pesë helikopterësh të këtij tipi, për Forcat tona Ajrore. Ai është një mjet shumëfunksional, i përshtatshëm për shërbimet SAR dhe COMBAT SAR. Në kontratën me kompaninë “Eurocopter” përfshihen: 1 helikopter për shërbimin VIP, 1 helikopter për shërbimin SAR, 1 helikopter për transport mjekësor, si dhe 2 helikopter të tjerë për transport trupash.
Helikopteri më i ri i Forcave të Armatosura Shqiptare ka një kapacitet prej 24 vendesh, si dhe një manovrueshmëri të lartë në kushte të vështira të motit, siguron ndriçim dhe komandim ditën dhe natën, si dhe zotëron një shpejtësi të lartë.

(Foto nga ceremonia e pritjes në Aeroportin e Rinasit)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com