KOSOVE - Kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, mbrëmjen e djeshme kanë darkuar së bashku në një nga restorantet e Prishtinës. Ky takim i tyre, shkruan “Zëri”, vjen në kohën kur ka filluar të flitet se do të ketë një koalicion të mundshëm ndërmjet dy partive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zyrtarë të AAK-së, të kontaktuar nga gazeta “Zëri” nuk e kanë pohuar e as mohuar darkën ndërmjet Thaçit e Haradinajt. Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi është shprehur se nuk është në dijeni të këtij takimi.
Partia e Ramush Haradinajt ka disa kohë që është afruar me partinë e Thaçit. Madje, nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala është emëruar si koordinator i delegacionit të bisedimeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, delegacion të cilin e kryeson Kryeministri Thaçi.
Që nga lirimi i Ramush Haradinajt nga Gjykata e Hagës është përfolur për hyrjen e AAK-së në qeveri, por një gjë e tillë deri tani nuk ka ndodhur. AAK-ja vazhdimisht ka përsëritur se kushti i tyre për bashkëqeverisje me PDK-në është posti i Kryeministrit, ndërsa zyrtarë të PDK-së thonë se Kosova e ka Kryeministrin.
Sipas burimeve në PDK, koalicioni ndërmjet dy partive të dala nga lufta nuk do të mund të ndodhë para përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor në PDK, për shkak të rrezikut që mund t’i kanoset partisë më të madhe në vend nga rebelimi i mundshëm i disa prej zyrtarëve të saj, të cilët mund t’i humbin postet qeveritare me hyrjen e AAK-së.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com