Një shprehje e urtë thotë se dashuria dhemb...dhe është mëse e vertetë. Sipas dr. Jordani Moskoff, lëndimet gjatë seksit janë mëse të zakonshme.

Ai thotë se në urgjencën e tij në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës paraqiten dy vizita në javë në lidhje me lëndimet apo aksidentet gjatë seksit.

"Shumica e njerëzve përpiqen të qëndrojnë në shtëpi dhe pastaj gjërat shkojnë më keq. Ata marrin vendime të këqija dhe sigurisht që nuk e kishin parashikuar që mund të përfundonin në spital.

Por, një gjë të çon në një tjetër e kështu me rradhë. Njerëzit bëjnë shumë budallallëqe", tha dr. Moskoff.

Ai gjithashtu thotë se zakonisht gjen objekte të "huaja" në zorrën e trashë të pacientëve. Sipas tij, e gjithë kjo vjen ngaqë njerëzit shikojnë gjëra të ndryshme në internet.


(v.gj/shqiptarja.com)