"David dhe Victoria gjithnjë në krizë"
Më në fund Beckham thyen heshtjen

"David dhe Victoria gjithnjë në krizë"<br />Më në fund Beckham thyen heshtjen
David dhe Victoria Beckham kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre. Duke qenë një nga çiftet më të preferuara dhe më të paguara, edhe dyshja britanike s’kishte si t’i shpëtonte thashethemeve të ndarjeve dhe tradhëtive, por këtë herë ka qenë David ai që këmbënguli për një martesë të shëndoshë.

Në një intervistë për GQ, futbollisti u shpreh: “Jam një njeri i sigurtë, një bashkëshort i sigurtë dhe një baba i sigurtë. E kam kaluar atë moment kur shqetësohesha për marrëdhënien time”.

Disa vite pasi mori vendimin për të hequr dorë nga futbolli, babai i devotshëm është më i zënë se kurrë, teksa përpiqet të balancojë jetën në shtëpi dhe në punë, përkrah perandorisë së Victoria Beckham. “Sëmurem kur qëndroj larg fëmijëve”, tha mes të tjerash 40-vjeçari.
david beckham
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'