Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman i pranishëm në eksopozitë deklaroi se 2014 është një vit i veçantë përkujtimi, pasi sjell në kujtes luftën e Parë Botërore 100 vjet më parë, luftën e Dytë Botërore 75 vjet më parë dhe fundin e luftës së ftohtë 25 vjet më parë, që përkon me rënien e Murit të Berlinit.
"Ekspozita rrëfen historinë dramatike të një shekulli, i cili lavjerret mes lirisë dhe tiranisë, demokracisë dhe diktaturës, Ndërsa fokusohet në pjesën gjermane duket qartë se sa të ndërthurura ngushtë më njëra-tjetrën ishin fatet e kombeve dhe historitë e tyre, e këtu sigurisht që bën pjesë edhe Shqipëria”, deklaroi Hoffman.
Edhe pse ekspozita nuk flet për Shqipërinë, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se çdo shqiptar gjen veten në këtë ekspozitë, pasi edhe vendi ynë ka kaluar një pjesë të historisë në luftë dhe vuajtje ndaj sistemit të kaluar.
Ekspozita prezanton 190 fotografi të marra nga disa arkiva evropiane, ku flet nepermjet imazheve, fakteve dhe datave historike.
Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)