"Dita e gruas" nën muzikën italiane
të Verdit dhe Mascagni, TKOB

"Dita e gruas" nën muzikën italiane<br />të Verdit dhe Mascagni, TKOB
Dy nga kolosët e muzikës operistike italiane, Verdi dhe Mascagni vijnë në ditën ndërkombëtare të gruas, në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Dy veprat e njohura, “Trovatore” dhe “Cavalleria Rusticana” bëjnë bashkë një kast të gjerë artistësh.

Mbrëmja gala ka sjell në Tiranë dirigjentin e ri italian, por mjaft të suksesshëm, fituesin e çmimit “Pitagora”, Fabio Conocchiella.

GALA OPERISTIKE

Në këto dy vepra do të interpretojnë artistët Armaldo Kllogjeri, Eva Golemi, Eriona Gjyzeli, Irini Nikolla, Manjola Konjari, Mariana Leka, Sonila Baboçi, Shpresa Beka, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, shoqëruar nga kori dhe Orkestra Simfonike e T.K.O.B, me regji të Nikolin Gurakuqi.

Gjatë provave gjererale, artistët Irini Nikolla dhe Ylber Gjini, të cilët interpretojnë në duet e cilësuan këtë shaqje të veçantë dhe të rëndësishme dhe për festën e gruas.
"Kjo mbrëmje gala vjen në kuadër të festës së gruas por edhe për të gjithë spektatorët", u shpreh Ylber Gjini.

 GALA OPERISTIKE

Koncerti udhëton në muzikën dramatike italiane nga Verdi tek Mascagni. Arie, duete dhe ansamble nga operat do të jenë në programin që i ofrohet publikut këtë fundjavë nga solistët e TKOB-së në datat 8 dhe 9 mars. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë