"Drejt Punës", Muça: Si hoqa 
dorë nga mësuesia për artizanin

"Drejt Punës", Muça: Si hoqa <br />dorë nga mësuesia për artizanin
TIRANE- Puna me grep është ndër punimet artizanale që simbolizon çdo krahinë shqiptare. Në çdo familje pothuajse ka një punim me grep të cilët na kujtojnë duart e arta të nënave tona. Por, çfarë hapësire po gjen sot në treg, a po vlerësohet siç duhet? Këto dhe shumë përgjigje të tjera na i rrëfen Florinda Muça, 45 vjeçe nga Kukësi. Ajo na tregon nismën e saj të ngritur në Tiranë me një grup grash dhe vajzash disa vite më parë, rëndësinë e artizanatit në ditët e sotme, por edhe vështirësitë që ka hasur ndër vite.

Florinda na thotë se pavarësisht pasionit, një faktor kyç i kësaj nisme ishte papunësia tek gratë. “Duke parë që shumë gra dhe vajza ishin me probleme sociale dhe kërkonin të bënin një punë, më lindi ideja të mbledh një grup grash dhe vajzash të cilët dinë të punojnë në qëndisje dhe në grep”. Përveç pasionit të paepur për zanatin e trashëguar nga nëna e saj, Florinda na rrëfen se pas largimit nga Kukësi braktisi profesionin e mësuesisë në ciklin e ulët për të nisur një epokë të re në jetën e saj.

E emocionuar ajo na tregon se punimet artizanale të bëra nga ajo dhe gratë e tjera kanë tërhequr vëmendjen e duhur dhe janë vlerësuar më shumë, sidomos në panaire të ndryshe ku ata prej disa vitesh ekspozojnë çdo punë të realizuar me dorë.Si një traditë e bukur e cila është vënë tek shqiptarët jo vetëm si pasion por edhe si domosdoshmëri për të patur në shtëpitë tona punime të ndryshme artizanale, Florinda iu bën thirrje që ta mbrojnë këtë traditë dhe ti japin tjetër vlerë duke e ruajtur në çdo shtëpi.
 
Punimi artizanal në qëndisje dhe grep është tradita e shqiptarëve që i ka rezistuar çdo kohe. Si i kujtoni fillimet tuaja, ka ardhur si trashëgimi apo e keni pasur pasion?
Puna me dorë, si ato me qëndisje dhe me grep janë punë që gjithmonë janë punuar nga duart e arta të grave shqiptare. Ajo që duhet të theksohet është se, punimet tradicionale i kanë rezistuar kohës, të cilat po ruhen dhe po përmirësohen jo vetëm modelet, por edhe po vlerësohen çdo ditë dhe më shumë.

Fillimet! Tani që e kujtojë kam qenë shumë e vogël kur kam nisur të qëndis dhe të bëj vegjë. Sigurisht, që në atë kohë kishim shumë pak mundësi dhe ky zanat u ruajt nga nënat dhe na u trashëgua edhe vajzave, duke ruajtur kështu traditën brez pas brezi.
 
Prodhimi artizanal është kthyer si një promovim i veçantë i vlerave turistike e kulturore të vendit tonë. Si ju ka lindur ideja për tu marrë me prodhimin e artizanaleve?
Kanë qenë shumë faktorë që më kanë bërë të marrë këtë nismë. Duke parë që shumë gra dhe vajza ishin me probleme sociale dhe kërkonin të bënin një punë, më lindi ideja të mbledh një grup grash dhe vajzash të cilët dinë të punojnë në qëndisje dhe në grep.

Një nismë kjo e cila ka qenë shumë e vështirë, pasi të gjesh tregun e këtyre punimeve ishte një sfidë, por me përkushtim dhe dëshirën e madhe për të krijuar një mënyrë vetëpunësimi, arritëm të ja dilnim dhe të realizonim punë të cilat janë kërkuar shumë.
 
Sa e vështirë ka qenë nisma për të ngritur një grup vajzash dhe grash për të bërë punime me dorë?
Si fillim kjo nisëm erdhi si rezultat i nevojave të shumë grave që donin të gjeneronin mundësi punësimi për vete dhe të jepnin një kontribut të vogël edhe në familje. Duke parë edhe faktin që shumë gra nuk munden të kenë një punë fikse pasi kujdesen për fëmijët e vegjël, kjo nismë ju krijoj edhe hapësira edhe mundësi punësimi.
 
Qëndisjet, punët me grep janë të vështira për një femër. Pse hoqe dorë nga mësuesia për tu marrë me punë artizanale?
Mësuesia është profesioni që unë dashuroj, por artizanati është pasioni im që nuk mund ta lë kurrë. Puna me dorë është e vështirë, por shumë e bukur e cila nuk humbet kurrë.

Kush janë klientët tuaj besnik?
Përveç klientëve që bëjnë porosi kemi mbështetje të  fondacioneve që ne bashkëpunojmë dhe Agjencia NBS që organizon panaire për artizanatin, duke bërë të mundur pjesëmarrjen tonë. Ne kemi shumë klient që bëjnë porosi, por ne mundohemi të punojmë me klient të huaj që paguajnë më mirë punën tonë.
   
Dje dhe sot, si e shikoni orientimin e vajzave dhe grave nga punët e dorës. Mendoni se gjërat kanë ndryshuar?
Në të kaluarën gratë kanë punuar shumë, por kanë punuar sipas mënyrës së tyre ndërsa tani ne punojmë duke bashkëpunuar me stiliste që modelet të kenë bazë traditën duke u gërshetuar me modernen që të përshtaten me kohën.  E bukura e punëve tona është se, tani kemi lëndën e parë shumë cilësore, përdorim fijet e copat e DMC, prodhim i Francës.

Gjithçka që lidhet me artizanatin, është pasion për shumë vajza dhe gra. Mendoni se është një mënyrë e mirë vetëpunësimi?
Shumë gra bëjnë punë dore po jo të gjitha e kanë pasion. Ka shumë që kanë nevojë për këtë punë. Ajo që duhet theksuar është se, bashkëpunimi është mënyra më e mirë për ne se ne bashkë zgjedhim modelin, kombinojmë ngjyrat e deri te shitja e produktit. Bashkëpunimi është suksesi ynë!
 
Cilat janë projektet tuaja në vazhdimësi?
Synojmë që duke bashkëpunuar me artizanet e tjerë të kemi një dyqan në Tiranë ku produktet e bukura që ne prodhojmë të jenë sa më të shitura.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)  
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut