"Drejt Punës", Sandolina
Durdaj kur lulet të japin jetë!

"Drejt Punës", Sandolina<br />Durdaj kur lulet të japin jetë!
TIRANE- E ardhura nga një zonë rurale me dëshirën që një ditë të kishte një pozicion pune të përshtatshme, ajo sot tregon se ëndrra e saj është plotësuar. Sandolina Durdaj, është një nga zonjat që kujdeset në kopshtin e luleve të “Garden Line”. Sot, ajo ka një punë, ku veç të ardhura që i duhen për ti dhënë ndihmesë familjes së saj, ajo është e lumtur për faktin se është pranë luleve, një punë që nuk e lodh asnjëherë. “Punoj pranë kopmanisë së luleve dhe fidanëve prej tre vitesh.

Është një punë që më lumturon, jo vetëm për faktin që sot kam një rrogë bazë për familjen time, por edhe pse mu dha mundësia të bëj një punë që prej vitesh e kam dashur. Unë vij nga një fshat në Jug të Shqipërisë, dhe lidhja ime me lulet ka qenë e hershme, por në pamundësi për të pasur një kopsht të vogël timin, gjithmonë jam munduar ta plotësoj këtë pasion me disa vazo të vogëla në shtëpi. Edhe dy fëmijët e mi, djali dhe vajza sa herë që më shikojnë teksa merrem me lulet, më ndihmojnë që ti rregullojmë dhe t’iu japim jetë”, tregon Sandolina.

“Lulja të fal një jetë” kjo është motoja që Sandolina ndjek gjatë gjithë kohës në kopshtin e luleve. Ashtu si të gjithë edhe Sandolina tregon se me orkidenë ka një lidhje të veçantë, ajo është lulja që ajo preferon të ketë në çdo ambient, qoftë atë të shtëpisë apo edhe në ambientet e punës. “Orkidea është lulja që kam një lidhje të fortë, ajo më fal një dashuri të pazakontë në kopshtin e luleve”. Ashtu siç është cilësuar edhe në shekuj, bota nuk do të kishte kuptim pa lulet dhe e bukura nuk do të kishte simbol të saj më të denjë për ta përfaqësuar sesa Orkidenë. Lulja e Orkidesë, me shekuj ka qenë simbol i dashurisë, luksit dhe bukurisë.

Sandolina Durdaj, dallohet jo vetëm për kujdesin ndaj luleve, por edhe për një element që e bën dhe më të bukur këtë rrëfim. Ajo mban emrin e një luleje, ku siç tregon ka qenë pikërisht halla e saj e cila ja ka vendosur emrin.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Aston Villa 'troket' sërish për Ernest Muçin, Besiktas i vendos çmimin sulmuesit kuqezi

Aston Villa 'troket' sërish për Ernest Muçin, Besiktas i vendos çmimin sulmuesit kuqezi