"Drejt Punës"/ Të punosh jashtë
profesionit dhe të paguhesh mirë

"Drejt Punës"/ Të punosh jashtë<br />profesionit dhe të paguhesh mirë
TIRANE- Studentët shpesh gjenden përballë vështirësive të tregut, për të pasur një punë dhe për të pasuruar CV për një karrierë të sigurt në të ardhmen. Veç studimeve, shumë studentë mundohen të bëhen aktiv duke ndjekur shumë intershipe dhe seminare përsa i përket karrierës, por shumë prejt tyre kanë dështuar pasi jo çdo profesion gjen punë. Rasti që ne ju sjellim sot është i 22-vjeçares Redina Shefi, e cila është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Ing. Mjedisi, por aktualisht mban një pozicion pune pranë qendrës “Frontera”. “Prej 6 muajsh punoj si kordinatore, duke menaxhuar takimet me klientët të qendrës Frontera” - tregon Redina.   

Sfidat e të rinjëve
Është e vështirë të gjesh një vend pune, sidomos kur je i sapodiplomuar. Por, për Redinën ka ndodhur e kundërta! Ajo ka punuar që në vitet e para të studimeve të Universitetit si agjente në terren, magaziniere në një kompani private për një periudhë 4 vjeçare”, pohon Redina. Ajo na tregon se, në tregun e sotëm, nuk janë më kriter notat apo mesatarja për të pasur një vend pune, shumica e bizneseve kur marrin CV të ofrojnë punë si vullnetare, gjë e cila për shumë të rinj nuk është e përballueshme për shkak të jetesës së vështirë.  Ajo tregon se është e kënaqur edhe pse nuk ka një pozicion pune në profesionin e saj.

Synimet
Pavarësisht sfidave që ajo ka hasur gjatë këtyre viteve, ajo na tregon se synon të prek edhe profesionin e saj, pasi aty ka investuar çdo gjë. “Edhe unë sot kam një eksperiencë pune ndryshe nga moshatarët e mijë, kam kualifikimet e duhura, tregu nuk të ofron hapësira në profesionin që ti je kualifikuar. Për këtë arsye, momentalisht kam një pozicion pune të kënaqur dhe një pagë mesatare, por synoj që në një të ardhme të punoj në profesionin tim”, thekson Redina. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015