Stadiumi "Camp Now" është gati për të pritur më shumë se 1 miliardë euro në fushë mbrëmjen e sotme në orën 20:00. El Classico Barcelona - Real Madrid rikthehet pas një muaji nga përballja e fundit për Super Kupën e Spanjës, e cila u fitua nga "Galaktikët". Super sfida nuk do të luhet vetëm për tre pikë, pasi do të ketë brenda saj disa sfida. Murinjo do të ketë përballë Vilanovën, Ronaldo - Mesin dhe sigurisht dy tifozeritë e mrekullueshme, blaugranët përballë merenguesve. Fakti që Reali është tetë pikë pas Barcelonës në renditjen e përgjithshme nuk e zbeh aspak rëndësinë e ndeshjes.

Aktualisht kampionët në fuqi, madrilenët renditen në vendin e 6 në renditje. Gjithashtu "El Classico" pritet që të vendosë së cili do të jetë fituesi i "Topit të Artë" midis Ronaldos, Iniestës dhe Mesit. Ndeshja e sotme do të jetë e fundit që do të përballë tre favoritët për të fituar trofeun, përpara shpalljes së fituesit. Barcelona do të presë rivalin e saj historik në këtë ndeshje me disa mungesa, kapiteni Pyjol është i dëmtuar, ndërsa Pike është në dyshim për t'u aktivizuar, teksa në krahun tjetër të fushës Reali është i kompletuar. Murinjo në prag të sfidës ka deklaruar se nuk ka rendësi nëse nuk do të fitojnë në "Camp Now", pasi më e rëndësishme për portugezin është që ekipi të ngrihet në nivelin e edicionit të kaluar. Ndërsa Vilanova është shprehur se përballja me Realin do të jetë thjeshtë një ndeshje futbolli, duke mos u përzier me politikën.

Për teknikun katalanas e rëndësishme është fitorja dhe asgjë tjetër. Një tjetër ndeshje derbi sonte do të zhvillohet në Italia midis Milanit dhe Interit. Derbi i Madonnina-s këtë edicion do të karakterizohet nga shumë mungesa. Milani do të zbresë në fushë pa shumë futbollistë që e ngjitën edicionet e fundit në majën e futbollit botëror, të fundit që u larguan Ibrahimovic dhe Tiago Silva. Në të njëjtën pozitë ndodhet edhe Interi, pas përfundimit të epokës Murinjo, presidenti Morati ka filluar gjithcka nga e para. Pavarësisht se do të jetë një ndeshje e varfër për milionat në fushë, emocionet e derbit dhe luftën për të zotëruar Milanon nuk ja zbeh.

(d.bshqiptarja.com)